LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Klinës 60 mijë euro për mirëmbajtje e rrugëve

Komuna e Klinës 60 mijë euro për mirëmbajtje e rrugëve

Pushteti lokal në Klinë po investon në gjitha lokalitetet për të bërë sa me të lehtë jetën e qytetarëve. Përveç realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë rrugore ( asfaltim ) dhe fusha tjera, në gjithë territorin e Komunës së Klinës, është duke u punuar në riparim dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër zona ku deri tash ato arterie kanë qenë të vështira për kalim.

Nga buxheti i Kom unës janë ndarë 60 mijë euro për këtë destinim. Deri me tani është intervenuar në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër qytetin e Klinës, fshatrat Patok, Zajm, Leskoc, Shtupel, Radulloc, Pataqan, Dresnikë, Dollc, lagjen “Arbëria”.


Në projekt janë edhe riparimet e rrugëve me zhavorr aty ku është më e nevojshme. Shumë rrugë janë asfaltuar dhe po asfaltohen në Komunën e Klinës ndërkohë që në projekt janë edhe asfaltime të rrugëve tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.

“Institucionet komunale të Klinës mbesin të përkushtuara që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë”, tha kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. /Telegrafi/