LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Fushë Kosovës vendos që mësimi të fillojë më 1 shtator

Komuna e Fushë Kosovës vendos që mësimi të fillojë më 1 shtator
Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se mësimin do ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator.

Në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, Berisha ka theksuar se bazuar në vendimin e Qeverisë, iu përket komunave që të vendosin rreth procesit mësimor.


Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë dhe se mësimi do të zhvillohet me orar të shkurtuar dhe pa pushim.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, njoftoi të pranishmit se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat janë kompetente për vlerësimin e mundësisë së fillimit të vitit të ri shkollor, ne si komunë, tha ai ‘kemi vendosur që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillohet sipas modaliteteve të përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit. Muaji shtator dhe tetor sigurisht se do të jenë më të vështirë derisa të normalizohet procesi”, u tha më tej.

Sipas të njëjtit njoftim, drejtori për Arsim, Islam Shabani, ka theksuar se do të punojnë shumë që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për një fillim të vështirë, por sipas tij, të domosdoshëm dhe të nevojshëm të procesit mësimor.

“Mësimi do të fillojë në grupe sipas planit dinamik të hartuar, pastaj orari do të jetë i shkurtër dhe pa pushim. Si sfidë e shohim ndarjen e nxënësve nëpër grupe, krijimin e distancës, por më e vështira do të jetë transporti i nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat për në Fushë Kosovë ku shumica e nxënësve udhëtojnë me autobus. Si sfidë e shohim edhe zëvendësimin e arsimtarëve, por që në koordinim me Ministrinë e Arsimit, shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Lëndët kryesore do të jenë prioritet i zhvillimit të procesit mësimor”, është shprehur drejtori Islami.

Në anën tjetër, drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera, e ka paraqiti një raport për situatën epidemiologjike në komunën e Fushë-Kosovës dhe raportin e fundit të infektuarve me Covid-19. Siç thuhet në njoftim, Maxhera ka deklaruar se edhe përkundër një rënie të numrit të infektuarve gjatë muajit gusht, gjendja nuk është e mirë.

“Sa i përket fillimit të procesit mësimor Dr.Maxhera tha se kriter i vetëm për të filluar mësimin është respektimi i masave të dhëna nga IKSHPK. Në fund të takimit kryetari Berisha tha se në bazë të diskutimeve, si Shtab e vlerësojmë që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator duke i dhënë liri të plotë veprimi Drejtorisë komunale të Arsimit dhe drejtorëve të të gjitha shkollave në komunën e Fushë-Kosovës”, thuhet në ndër të tjera në njoftim.

Mësimi në objektet shkollore është ndërprerë në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori