LAJMI I FUNDIT:

Kompozitori Kreshnik Avdiu: Mendoj që Ronela kishte një këngë shumë të keqe, për një moment gjykova se u bëmë gazi i botës

Kompozitori Kreshnik Avdiu: Mendoj që Ronela kishte një këngë shumë të keqe, për një moment gjykova se u bëmë gazi i botës

Festivali Evropian i Këngës, “Eurovision Song Contest”, ndër vitesh ka shkaktuar rrëmujë të madhe e ka bërë që të flitet pas çdo fituesi, e po ashtu çdo prezantimi të një shteti.

Ndonëse gjithnjë është akuzuar e cilësuar më shumë si politik, ky festival ka vazhduar traditën edhe sivjet me edicionin e 66-të në Torino, Itali, ngase nga ky i fundit është rrëmbyer fituesi i vitit të kaluar, grupi Maneskin.

Shqipëria si asnjëherë më parë ka bërë që të komentohet e të jetë në qendër të vëmendjes në Eurovisionin e këtij viti.

Kreshnik Avdiu (Foto: Flamur Ilazi)

E përfaqësuar nga artistja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, Shqipëria bëri hapjen e mbrëmjes në natën e parë gjysmëfinale (10 maj) të Eurovisionit, por nuk arriti të kualifikohej në finale që pritet të sot (14 maj).

Performanca e në veçanti veshja e 32-vjeçares u konsiderua tejet e ekzagjeruar për një kompeticion të tillë, gjersa kishte zëra të shumtë që theksuan se dukja ishte më shumë ajo që e penalizoi për në finalen e madhe.

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

I një mendimi të tillë është edhe kompozitori e tekstshkruesi i njohur, Kreshnik Avdiu, i cili në një bisedë për Telegrafin thotë se interpretimi dhe paraqitja e Ronelës ka qenë në nivel shumë të ulët.

“Mendoj që Ronela Hajati kishte një këngë shumë të keqe. Interpretimi dhe paraqitja, mendoj që ishin në nivel shumë të ulët, aq të ulët sa që për një moment gjykova se u bëmë gazi i botës. Pse ajo veshje, ajo skenografi, ato britma e stonime…?”, ka thënë Avdiu për Telegrafin.

Përpara se të prezantohet Shqipëria në skenën e madhe të Eurovisionit, Avdiu thotë se forma e përzgjedhjes së këngëve duhet të ndryshohet – duke u lënë hapësirë njerëzve të ditur për të dhënë kontributin e tyre.

“Forma e përzgjedhjes së këngëve njëherë e përgjithmonë duhet të ndryshohet. Jo më me aso festivalesh si ai që bëhet në RTSH. Po të ishte ai festival i mirë, nuk do hynin në listën e shkurtër këngë – secila më e keqe se tjetra! Le t’u mundësohet njerëzve të ditur ta japin kontributin e tyre për një prezentim sa më dinjitoz të shqiptarëve. Kemi këngëtarë më të mirë se këta apo këto që konsiderohen “in”, e që janë miq të njerëzve të festivalit përzgjedhës, por atyre nuk u jepet mundësia të ngjiten aty. Nuk mendoj se ndonjëra prej atyre këngëve plotësonte ndonjë kriter. Ku janë këngët e mira? A ka? Ka, por nuk u mundësohet “të panjohurve” të ngjiten aty. Ne po vdesim duke u pajtuar me një padrejtësi të tillë klikash, vetëm se nuk po kemi ambicie t’u themi “Bollni ma, se na lodhët”. Mendoj që vetëm njerëzit pa fije patriotizmi lejojnë një përfaqësim të tillë si ai i asaj nate. Pse Ronela me atë këndim e me atë këngë? Pse ai tekst ashtu, e ai orkestrim? Pse jo një talente e re, me kapacitete më të mëdha se ajo, e përgatitur nga një ekip ekspertësh dhe e ushtruar një kohë të gjatë?”, thotë tutje ai.

Ronela Hajati në “Eurovision 2022” (Foto: Instagram)

Sipas kompozitorit shqiptar, në Festivalin e Këngës në RTSh duhet të largohet ekipi i dikurshëm dhe të përzgjidhen ekspertë të mirëfilltë të muzikës.

“Shqipëria DUHET të ndryshojë në çështjen e përzgjedhjes. Kjo punë e ka një recetë të thjeshtë: Largohet përjetësisht kjo klikë e deritanishme, i hidhet shumë profesionalizëm, një sasi e madhe e patriotizmit, goxha moral e modesti, përzgjidhen ekspertë të mirëfilltë të muzikës, i shtohet një çikë dashuri dhe ecet para. Jo më me këta njerëz! Duhet të punohet në zbulimin e talentëve. Ore le të jetë dikush edhe nga fshatrat më të thella, vetëm le të ketë vokal të mirë dhe njohuri këndimi. Për përzgjedhjen e materialit duhet të kujdesen ekspertët, si lloji i Shpëtim Saraçit, Valton Beqirit, Nexhat Mujovit, etj. Pse duhet Ardit Gjebrea me ekipin e tij të merret me këtë punë? Mjaft ishte më! S’duhet as publiku të përzgjedhë artist e këngë! EKSPERTËT LE TA KRYEJNË PUNËN, për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e shqiptarëve, për një përfaqësim të mirëfilltë”, shton Kreshniku.

Lista e 25 shteteve finaliste të Eurovision 2022
Lexo po ashtu Lista e 25 shteteve finaliste të Eurovision 2022

Me gjithë këto, tekstshkruesi nga Ferizaj vazhdon të ketë mendimin që Eurovisioni është më shumë politik se sa ndonjë festival i vlerave artistike.

“Për mendimin tim, një festival pa orkestër është kot. Mendoj që Eurovisioni është më shumë politik se sa ndonjë festival i vlerave artistike”.

Kreshnik Avdiu dhe Arian Agushi (Foto: Facebook)

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Eurovision, Kreshnik vë në dukje se është gjithashtu një problem politik, përkundër që pajtohet se secili popull duhet dhe ka të drejtë t’i tregojë vlerat e tij.

“Çështja e pjesëmarrjes së Kosovës është problem politik, ashtu siç mendoj se është edhe “Eurovision” festival politik dhe i degraduar. Unë mendoj që statusi politik i një vendi nuk duhet të jetë subjekt i ndalimit të pjesëmarrjes. Secili popull e ka dinjitetin e vet, dhe secili popull ka të drejtë t’i tregojë vlerat. Mos të harrojmë që festivalet muzikore nuk duhet të kufizohen politikisht, ashtu siç nuk duhet ta kenë vëmendjen te skenografia, veshja apo zhveshja. Ato bëjnë mirë ta kenë një orkestër të mirë, shumëkombëshe, të ushtruar gjatë dhe mirë, në mënyrë që gjithçka të realizohej live e pa hile, e tek atëherë do të kishim të bënim me një festival muzikor. Normalisht, realizohet teknikisht më vështirë, duhet punë më shumë, etj, por meqë po pretendohet të jetë festival evropian, le të bëhet vështirë, shtrenjtë e mirë, e jo lehtë, lirë, keq e gabim”, vazhdon më tej Avdiu.

Kreshnik Avdiu dhe Sabri Fejzullahu (Foto: Facebook)

E në atë se si e sheh muzikën sot dhe çfarë duhet të jetë më ndryshe, artisti që qëndron prapa një sërë hitesh ka një përgjigje në të cilën tërthorazi i drejtohet shtetit se duhet të merret seriozisht me kulturën në vend.

“Muzika po këqyret. Duhet të largohet mendësia e dukjes nëse flasim për muzikë. Për dukje janë revy-të të modës e të tilla si ato. Klikat e klanet e njerëzve të TV-ve dhe institucioneve kulturore duhet të pushojnë përjetësisht. Na duhet një reformë e madhe. Shteti duhet të merret seriozisht me kulturën. Po jetojmë në një kohë kur shumica e të rinjve, si nga komuniteti “artistik”, si nga publiku, orkestrimit i thonë “BEAT”. Po shkojmë “për lesh”. Kjo në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi NUK NDODH. Te ne shqiptarët, e sidomos në Kosovë – po! Orkestrimit – BEAT?”, përfundon bisedën për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori