LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë në SHBA gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare

Kompanitë në SHBA gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Tim Cook (Apple), Satya Nadella (Microsoft), Jeff Bezos (Amazon) |Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver

Shefat ekzekutiv të disa kompanive të mëdha gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, thanë se ata gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare.

Shtëpia e Bardhë i priti shefat e Apple, IBM, Lockheed Martin, Siemens USA dhe Home Depot për të diskutuar lidhur me çështjet e fuqisë punëtore.


“Ne kemi mundësi që të punësojmë gjithnjë e më shumë dhe jo gjithmonë një diplomë kolegji, apo një diplomë katër vjeçare ua jep mundësinë që të paguheni në këtë ekonomi të re”, tha shefi ekzekutiv i IBM, Ginni Rometty, përcjell Telegrafi.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se gati 50 për qind e njerëzve që punojnë në këtë kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë diplomë universitare.

“Ne nuk mendojnë se kolegji është gjëja më e mirë që duhet bërë”, tha Cook, duke shtuar se “themeluesi ynë [Steve Jobs] ishte ai që braktisi kolegjin”, përcjell Telegrafi.

Ai tha programimi duhet të jetë një kërkesë para se studentët amerikanë të kualifikohen në shkollë të mesme.

Shefja e Lockheed Martin, Marillyn Hewson, tha se nga 14 mijë të punësuar që ishin vitin e kaluar nga kjo kompani, gjysma nuk kishte një diplomë katërvjeçare dhe 6,500 prej tyre ishin në prodhim.

Ndërsa, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se dëshiron t’i ndihmojë kompanitë të gjejnë punëtorë.

“Në një mënyrë këtë e dua, por në një mënyrë tjetër nuk dua t’ua bëj të vështirë këtë për juve”, tha Trump lidhur nivelin e ulët të papunësisë.

Në takim të pranishmit thanë se do të punojnë për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji për të përmbushur më mirë sfidat e shekullit XXI. /Telegrafi/