LAJMI I FUNDIT:

Kompania Nike i kërkon transferimit të Barcelonës, që në fanellë ta vë emrin Frenkie

Kompania Nike i kërkon transferimit të Barcelonës, që në fanellë ta vë emrin Frenkie

Frenkie de Jong do të bashkohet në fillim të sezonit nga Ajaxi te Barcelona.

Ai do ta veshë fanellën e blaugranave në sezonin e ardhshëm dhe diskutimet rreth numrit, por edhe gjërave tjera kanë filluar.


Në një intervistë për Het Kontakt, lojtari e konfirmoi se sponsori i tij Nike, por edhe i klubit  do të preferonte që ai të përdorte emrin e tij të parë, Frenkie, në pjesën e prapme të fanellës e jo mbiemrin, De Jong.

Ai gjithashtu e pranon se do të donte të kishte numrin që aktualisht e ka Carles Alena.

“Në korrik do të nënshkruaj kontratën time zyrtare me Barcelonën”.

Top 10 blerjet më të bujshme të Barcelonës – De Jong futet në mesin e yjeve si Ibrahimovic, Suarez e Neymar   
Lexo po ashtu Top 10 blerjet më të bujshme të Barcelonës – De Jong futet në mesin e yjeve si Ibrahimovic, Suarez e Neymar   

“Unë do të doja ta kisha numrin 21, që është numri im i preferuar. Nike preferon që ta përdor emrin ‘Frenkie’ në fanellë, gjë që është më mirë nga pikëpamja e marketingut, edhe pse nuk jam i sigurt se çfarë do të bëjmë”, ka deklaruar lojtari.

De Jong, ose ndoshta duhet të mësohemi t’i referohemi atij si Frenkie, do të fillojmë ta mësojë gjuhën spanjolle muajin e ardhshëm.

“Në fillim kur klubet interesohen merren me agjentin tim, por kur bëhet më serioze, përfshihem edhe unë”.

Katër formacione se si do të luajë Barcelona në të ardhmen me Frenkie de Jongun
Lexo po ashtu Katër formacione se si do të luajë Barcelona në të ardhmen me Frenkie de Jongun

“PSG ishte një opsion i mirë, por Barcelona ishte gjithmonë një ëndërr dhe jam i kënaqur që ka nënshkruar për pesë vjet”.

“Nëse unë jam mirë, është e mundur që kurrë nuk do të largohem, ashtu si Messi”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/