LAJMI I FUNDIT:

Kompania më e madhe në botë ka 1.2 milion punonjës në listën e pagave, hap konkurs edhe për 230 mijë vende të lira pune

Kompania më e madhe në botë ka 1.2 milion punonjës në listën e pagave, hap konkurs edhe për 230 mijë vende të lira pune

Një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë tashmë po kërkon që të punësojë edhe më shumë perona.

“Indian Railways (Hekurudhat Indiane), që administron rrjetin hekurudhor në këtë vend ka tashmë 1.2 milion punonjës në listën e pagave. Por këtë vit, ministri i Hekurudhave Piyush Goyal ka deklaruar se do të rekrutojë edhe 230 mijë të tjerë në dy vitet e ardhshme.


Për momentin, “Indian Railways” ka 131 mijë e 428 vende vakante për të cilat nuk ka një procedurë rekrutimi në vijim, referuar deklaratës së ministrit. Veç kësaj, rreth 99 mijë punonjës aktualë pritet të dalin në pension mes viteve 2019-2021 duke krijuar kështu nevojë për punonjës të rinj.

Në fazën e parë, plani i rekrutimit i parashikuar për në muajt shkurt-mars, hekurudha do të punësojë 131 mijë e 328 punonjës nga të cilat 10 % do t’u rezervohen atyre që vijnë nga kategoritë në nevojë, shkruan Quartz India, transmeton Telegrafi.

Në fakt, në Indi puna në hekurudhë është shumë e lakmueshme për faktin se konsiderohet si një punë e sigurtë, ka paga të qëndrueshme dhe përfitime të tjera, si strehimi. Si rezultat, kërkesa e tejkalon shpesh ofertën. Vitin e kaluar, ku u njoftuan 90 mijë vende të lira pune aplikimet ishin tronditëse, 23 milionë!
Kjo sipas ekspertëve, është shenjë e mungesës shqetësuese të punës së pamjaftueshme në sektorin privat.

Artikullin në anglisht mund ta lexoni në Quartz India. /Telegrafi/