Komisioni vendos të premten për Shoshollin, Morinën dhe Imamin

Bëhet fjalë për Ajet Shoshollin e Trepçës dhe Arbnor Morinën e Astrit Imamin të Besës. Për fatin e tyre, Komisioni Disiplinor do të vendosë të premten, pasi që po pret deklarata plotësuese.
“Për Morinën, Shoshollin e Imamin do të vendosim të premten. Ata duhet t’i dërgojnë deklaratat plotësuese”, deklaroi për gazetën Arena zyrtari i këtij komisioni, Adem Qollakaj.
Shosholli është përjashtuar gjatë ndeshjes Drita-Trepça ndërsa Morina e Imami në takimin Besa-Feronikeli. Që të tre për shkak të protestave te gjyqtarët. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































