LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Legjislacion miraton Projekt-kodin e Drejtësisë për të Mitur

Komisioni për Legjislacion miraton Projekt-kodin e Drejtësisë për të Mitur

Komisioni parlamentar për Legjislacion sot ka miratuar Projektkodin e Drejtësisë për të Mitur.

E lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se në këto 40 amendamente janë marr parasysh 90 për qind të propozimeve të organizatave jo qeveritare.


“Jam njoftuar që 90 për qind e propozimeve të organizatave që merren me të drejtat e të miturve janë marr parasysh dhe më vjen mirë për këtë, për shkak se kanë qenë propozime të vlefshme, janë gjithsej 43 amendamente”, tha Haxhiu.

Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Noterinë; Projektligjin për Ndërmjetësim, atë për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe draft-rregulloren e Kuvendit.

Raporti  për draft-rregulloren e Kuvendit, është kthyer përsëri në grupin punues  për shkak të disa vërejtjeve në disa amendamente.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa tha se  kjo rregullore është kushtetuese dhe nuk mund të procedohet tutje pa pasur një konsensus politik.

“Ne dimë që tash jemi në lexim të parë ka kaluar rregullorja megjithatë për me kalua në Kuvend duhet të kemi konsensus politik sepse duhen 80 vota për ta kaluar rregulloren. Ne edhe në komision në fakt në grupin punues jemi munduar të kemi konsensus edhe në ato amendamentet të cilat i kemi përkrahur, por edhe ato të cilat nuk i kemi përkrahur. Krejt  esenca e të gjithë neve ka qenë që ta kemi një rregullore më funksionale” , tha Beqaj.

Deputetja Haxhiu ka shfaqur shqetësimin kryesor lidhur me mungesën e deputetëve në seanca parlamentare.

Sipas saj praktika më e mirë për të evidentuar mungesën e deputetëve është që deputetët të pajisjen me kartela që dëshmojnë praninë e tyre.

“Jam munduar me pa shumë praktika  por është  goxha  e vështirë me pas një praktikë siç e ka Kosova,  andaj kam menduar që e vetmja mundësi është që edhe deputeti me pas  kartela që e dëshmon praninë e tij që e mat për shembull sa për qind të kohës  për shembull 100 për qind ke qenë, 75 për qind në seanca plenare. Nëse ti nuk ke qenë në asnjë seancë parlamentare, ti as nuk e merr mëditjen ose duhet me u rregullua kjo për shkak se po vazhdojmë me pas probleme të vazhdueshme me mungesën e deputetëve në seancën plenare, këtë nuk kemi mundur ta adresojmë“, tha Haxhiu.

Ndaj këtij propozimi ka reaguar deputeti i LDK-së Arben Gashi, i cili tha se deputetët nuk duhet të penalizohen për mospjesëmarrjen e tyre në seancë, pasi që sipas tij ky është edhe  instrument politik për të kundërshtuar ndonjë çështje.

“Mendoj që është çështje e rëndësishme, por është problematike, deputeti edhe me mos pjesëmarrjen në seancë ose në votim deklaron vullnet politik. Pra është instrument politik, nuk do të merr pjesë në seancë sepse e pamundëson një vendimmarrje , kështu që mendoj që është instrument i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në duart e deputetit . Problemi kur po përkthehet në praktikë janë dy çështje, çështja është gjatë diskutimeve dhe çështja është në proces të votimit”, tha Gashi.

Gjatë ditës së sotme anëtarët e Komisionit për Legjislacion ka diskutuar edhe për Projektligjin për Noterinë, ku për këtë dokument, Lista Serbe ka propozuar disa amendamente të cilat kanë të bëjnë me përfaqësimin e komunitetit serb në organet e Noterisë. KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori