Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Bedri Hamza, është mbajtur takimi i radhës së Komisionit të Granteve, ku u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve dhe gjithashtu u aprovua financimi komunal për vitin 2020-2022.
Në këtë takim u diskutua për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2020-2022 – Niveli Komunal, ku me këtë dokument përcaktohen grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2020 dhe orientimet për vitet 2021-2022, bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare. Po ashtu, ky dokument përcakton nivelin e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2020 si dhe parashikimin afatmesëm 2021-2022.
Sipas kornizës, burimet e financimit komunal janë granti i përgjithshëm, granti shtesë për financimin e kryeqytetit, granti specifik për arsim parauniversitar, granti specifik për shëndetësi primare, financimi për shëndetësinë sekondare, financimi për shërbimet rezidenciale, financimi për qendrën historike të Prizrenit, fshatin Zym dhe Hoçë e Madhe, financimi për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit, financimi për teatro, projeksionet e të hyrave vetanake komunale, si dhe investimet sipas klauzolës për investime.
Në bazë të kësaj kornize, e cila u aprovua nga anëtarët e Komisionit të Granteve, granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2020 do të jetë në shumë prej 196.28 milionë euro, gjë që granti i përgjithshëm për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 15.6 milionë. Në kuadër të grantit shtesë për financimin e kryeqytetit, për vitin 2020 përfiton grant shtesë prej 11,777,096 euro krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 0.9 milion euro.
Granti specifik për shëndetësi primare për vitin 2020 është në shumë prej 61.7 milionë euro nga të cilat 53.4 milionë euro janë grant bazë dhe 8.3 milionë euro kosto shtesë për paga dhe mëditje. Shpërndarja e grantit specifik për shëndetësi bazohet në sistem të hapur në përputhje me LFPL. Granti për shëndetësinë primare për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 8.3 milionë euro. Financimi për shëndetësinë sekondare për vitin 2020 është në shumë prej 2,603,077 euro. Financimi i shërbimeve rezidenciale për shtëpitë e komunitetit të propozuara nga MPMS për vitin 2020 është në shumë prej 2.040,000 euro. Financimi për shërbimet rezidenciale për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 0.44 milion euro.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, Ligjit për Qendrën Kulturore Historike të fshatit Zym dhe Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe, me planifikimin e buxhetit për vitin 2020 ndahen mjete financiare në shumë prej 69,048 euro, për Komunën e Prizrenit në shumë prej 44,144 euro dhe Komuna e Rahovecit në shumë prej 24,904 euro.
Bazuar në Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, neni 9 Obiliqi përfiton nga inkasimi i rentës minerale nga institucioni përkatës, 20 për qind e vlerës së kësaj rente rialokohet nga Buxheti Qendror për Buxhetin Komunal të Komunës së Obiliqit, e dedikuar në mënyrë specifike për investime në zhvillimin e komunitetit në lokacionin ku ndodhet njësia biznesore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, infrastrukturës, sportit, shëndetësisë dhe arsimit. Për vitin 2020, Komuna e Obiliqit bazuar në inkasimin e rentës minerale përfiton financim shtesë prej 4,175,567 euro.
Ndërsa, projektet sipas klauzolës për investime të parapara për vitin 2020 janë në shumë prej 11.5 milionë euro, në vitin 2019 janë të planifikuara 23.07 milionë euro. Në këtë takim gjithashtu u aprovuan edhe kërkesat e komunave për rritjen e stafit dhe masës monetare për teatro për vitin 2020.
Ndërsa, sipas kornizës projeksionet e të hyrave vetanake komunale për vitin 2020 bazuar në vlerësimet makro-fiskale, janë në shumë prej 83.1 milionë euro nga të cilat 50 milionë euro janë paraparë taksa, ngarkesa dhe të hyra tjera jo tatimore, 27.5 milionë euro janë paraparë të hyra të tatimit në pronë, si dhe 5.6 milionë euro janë paraparë të hyra në tokë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia