Komisioni Evropian për momentin po përmbahet nga komentet për rastin “Haraçi” dhe vendimin e djeshëm për paraburgimin e prokurores speciale Katica Janeva.
Megjithatë, nga Komisioni Evropian theksojnë se nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut pritet hetim thelbësor.
“Nuk komentojmë hetime të tilla, BE-ja përkujton se është me rëndësi të vazhdojë lufta me korrupsionin nga niveli i lartë dhe të vendoset përgjegjësi ligjore për çdo krim”, qëndron në përgjigjen e shkurtër të Komisionit Evropian për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime në Komisionin Evropian, i cili luan rol të rëndësishëm në formimin e PSP-së gjatë negociatave në Përzhinë, thonë se nga afër vëzhgohen ngjarjet në Maqedoninë e Veriut rreth rastit “Haraçi” dhe se tani për tani në KE nuk ka pasqyrë të qartë për atë çka saktë po ndodh.
“Situata është shumë e ndërlikuar dhe presim të marrim pasqyrë të qartë dhe më shumë informacione që të mund eventualisht të komentojmë”, thonë diplomatët në Bruksel.
Puna e PSP-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër kushtet kyçe për marrjen e datë për negociata në muajin tetor, datë e cila deri më tani dy herë është shtyrë.
Në Bruksel askush nuk dëshiron të spekulojë nëse dhe si do të reflektojnë ngjarjet e fundit ndaj vendimit për ndarjen e datës për negociata, por vlerësimi është se nëse pushteti dhe opozita në Maqedoni të Veriut tregojnë vendosmëri që të përballen me korrupsionin dhe të gjejnë zgjidhje të përhershme dhe bindëse të ndërsjellë, data ende është e mundshme për vendin në tetor, komentojnë për MEDIAL-n, diplomatët në Bruksel./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre