LAJMI I FUNDIT:

Komentatori olimpik u shkarkua menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Komentatori olimpik u shkarkua menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Një komentator në Lojërat Olimpike është shkarkuar pasi bëri komente raciste drejtpërdrejt në emision.

Dimosthenis Karmiris, një gazetar me përvojë në Greqi, bëri komentin tronditës pasi shikoi Jeoung Young-sik nga Koreja e Jugut duke mposhtur bashkatdhetarin e tij, Panagiotis Gionis në raundin e tretë të turneut të pingpongut për meshkuj.


Më 27 korrik, Jeoung mposhti Gionis 7-11, 11-7, 8-11, 10-12, 12-10, 11-6, 14-12 për të kaluar në 1/8 e finales.

Image: PA

Kur ai pyeti për aftësitë e lojtarëve të pingpongut të Koresë së Jugut, ai u përgjigj: “Sytë e tyre janë të ngushtë kështu që unë nuk mund ta kuptoj se si ata mund të shohin topin duke lëvizur para dhe mbrapa”.

Karmiris qeshi pasi bëri deklaratën, por ai tani është përjashtuar nga transmetuesi ERT nga roli i tij si një komentator.

Ritual i rrallë i trajnerit gjerman ndaj xhudistes: Shkundje dhe dy shuplaka para duelit
Lexo po ashtu Ritual i rrallë i trajnerit gjerman ndaj xhudistes: Shkundje dhe dy shuplaka para duelit

“Komentet raciste nuk kanë vend në televizionin publik”, thuhet në komunikatën e televizionit ERT.

“Bashkëpunimi midis ERT dhe Dimosthenis Karmiris u ndërpre sot, menjëherë pas shfaqjes në mëngjes”.

Pasi mposhti Gionis në atë që shumë menduan se ishte një ndeshje klasike, Jeoung mundi gjermanin Timo Boll në raundin e 1/8 së finales para humbjes ndaj Zhendong Fan në çerekfinalet teke për meshkuj.

Ai tani do t’i kushtojë vëmendje konkurrencës ekipore dhe do të kthehet në aksion në raundin e 16 -të kundër Sllovenisë të dielën më 1 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori