LAJMI I FUNDIT:

Kombëtaret më të mira në FIFA 2023

Kombëtaret më të mira në FIFA 2023

Shumicën e kohës diskutohet par kombëtaret më të mira të cilat do të garojnë në Kupën e Botës, por pyetja është cilat janë kombëtaret më të mira për t’i zgjedhur në video-lojën Fifa 23.

Pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar, do të mësoni se cilat kombëtare janë më të mira për t’u përzgjedhur në video-lojën Fifa 23.


Në video-lojën Fifa 23 zakonisht loja varet nga aftësitë e lojtarit, nga strategjia, por edhe nga skuadra të cilën e drejton.

Për shembull, Anglia ka një ekip të madh, por në golin e tyre nuk ka një portierë të shquar apo me përvojë të madhe.

Më poshtë do të tregojmë disa nga kombëtaret më të mira të Fifa 23 nga EA Sports, lojtarët më të mirë, vlerësimet e tyre dhe më shumë.


Në vendin e parë është Franca me një mesatare prej 85 pikësh të vlerësimit të përgjithshëm ata kalojnë pjesën tjetër të pretendueseve.

Dy lojtarët më të mirë tek kombëtarja e Francës në Fifa 23 janë Karim Benzema me vlerësimin 91 dhe Kylian Mbappé me vlerësimin 91.

Vlerësimi i përgjithshëm: 86
Sulmi: 88
Mesfusha: 85
Mbrojtja: 83


Në vendin e dytë vjen Gjermania me pikë të njëjta sikur se Franca, 85. Ata kanë dy portierët më të mirë në lojë Neuer me vlerësimin 90  dhe Marc-André ter Stegen me 88.

Vlerësimi i përgjithshëm: 85
Sulmi: 82
Mesfusha: 85
Mbrojtja: 82


Vendin e tretë e mbanë Anglia, e cila ka gjithashtu një ekip futbolli shumë të fortë, megjithëse është një hap prapa dy të parëve me vlerësim të përgjithshëm 84. Dy lojtarët më të mirë janë Harry Kane me vlerësimin 89 dhe Sterling, 86.

Vlerësimi i përgjithshëm: 84
Sulmi: 85
Mesfusha: 83
Mbrojtja: 83


Vendi i katërt i takon Portugalisë në krye me Cristiano Ronaldo i cili ka vlerësimin 90, gjithashtu ja vlejnë të përmenden edhe treshja e Man City, Rubén Días, Berardo Silva dhe Cancelo të cilët kanë vlerësimin e njëjtë 88.

Vlerësimi i përgjithshëm: 84
Sulmi: 84
Mesfusha: 85
Mbrojtja: 84


Në vendin e pestë renditet kombëtarja e Spanjës të cilët ndoshta kanë sulmin më të dobët në këtë listë të kombëtareve, përveç kësaj është një nga skuadrat me talentet më të reja në botë, lojtari i tyre më i mirë, sipas statistikave, është Rodri me vlerësimin 87.

Vlerësimi i përgjithshëm: 84
Sulmi: 82
Mesfusha: 84
Mbrojtja: 83


Vendi i gjashtë i takon Argjentinës në krye me Leo Messi i cili mbanë vlerësimin 91, si dhe lojtarët tjerë si Dybala me vlerësimin 86, Acuna me 85 dhe Di María me 84.

Vlerësimi i përgjithshëm: 83
Sulmi: 86
Mesfusha: 82
Mbrojtja: 81


E fundit në këtë listë është Brazili, Është e çuditshme ta shohësh në këtë renditje por sido që të jetë ka lojtarë të mëdhenj si Neymar Jr me vlerësimin 89, Casemiro po ashtu 89 ose Vinícius 86.

Vlerësimi i përgjithshëm: 80
Sulmi: 81
Mesfusha: 81
Mbrojtja: 80


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

La Liga
Foda tregon për mungesat e Rashicës dhe Muslijës, zbulon dy lojtarët që nuk i liruan klubet dhe mungesën e Donis Avdijajt

Foda tregon për mungesat e Rashicës dhe Muslijës, zbulon dy lojtarët që nuk i liruan klubet dhe mungesën e Donis Avdijajt

Përfaqësuesja e Kosovës
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Franco Foda tregon situatën e mesfushorit Rexhbeçaj te Kosova

Franco Foda tregon situatën e mesfushorit Rexhbeçaj te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori