LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni vendim politik, FSK-ja ushtri me ndryshime kushtetuese

Demarkacioni vendim politik, FSK-ja ushtri me ndryshime kushtetuese

“Vendimi për transformim është politik dhe duhet që institucionet e Kosovës të vendosin për këtë gjë. Natyrisht që kjo gjë duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Duhet të ketë edhe pajtueshmëri të krejt qytetarëve të Kosovës që të ndodhë kjo gjë. Nuk besoj se do të ketë problem për ta bërë këtë gjë, por duhet marrë një vendim politik”

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se vendimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është politik, por se duhet të bëhet patjetër përmes ndryshimeve kushtetuese.


Ai ka përshëndetur hapjen e kësaj organizate ndaj rekrutimit të pjesëtarëve të minoriteteve, duke theksuar se megjithë mosbesimin që mund të kenë serbët, FSK-ja po tregon vazhdimisht se punon për të gjithë qytetarët e Kosovës, padallim.

“Ky(procesi i transformimit të FSK-së në ushtri) është vendim i brendshëm dhe politik. NATO e mbështet FSK-në në kuadër të mandatit të tanishëm. Gjithashtu jemi duke punuar bashkë me ta, në rritjen e aftësive për t’u marrë me katastrofa natyrore. Janë profesinalë, efikas dhe shumë të aftë”.

“Vendimi për transformim është politik dhe duhet që institucionet e Kosovës të vendosin për këtë gjë. Natyrisht që kjo gjë duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Duhet të ketë edhe pajtueshmëri të krejt qytetarëve të Kosovës që të ndodhë kjo gjë. Nuk besoj se do të ketë problem për ta bërë këtë gjë, por duhet marrë një vendim politik”.

“Kjo duhet pranuar nga populli në veri të vendit, pra nga minoriteti serb. Deri tani FSK-ja ka punuar në këtë drejtim. Përpjekjet e saj janë të mëdha. Po punojnë shumë për të gjithë qytetarët e vendit. E kuptoj dyshimin që ka minoriteti serb, por FSK-ja është e gatshme të punojë për të gjithë qytetarët, padallim”.

“Së fundmi kemi pasur proces rekrutimi të serbëve në FSK, duke rritur numrin e tyre si pjesë e kësaj organizate. Është rritur përqindja e pjesëtarëve serbë deri në 6 për qind dhe deri në 10 për qind ajo e të gjitha minoriteteve. Jam i lumtur që rekrutimi nuk po bëhet vetëm në profile të ulëta, por edhe në nivele oficerësh. Kjo është shenjë e mirë që tregon hapjen e këtij institucioni ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, pa kurrfarë dallimi etnik”.

Sa i përket çështjes të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, komandanti i KFOR-it në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo duhet të kryhet nga spektri politik kosovar, i cili sipas tij ditët e fundit ka treguar vullnet për ta zgjidhur problemin.

“Jo nuk jemi aspak të përfshirë(në çështjen e demarkacionit). Ne do të merremi me këtë gjë, vetëm nëse situata përkeqësohet. Është me rëndësi se ka një rrugë për t’iu bashkuar institucioneve perëndimore dhe shumë vende fqinje të Kosovës e kanë bërë këtë gjë. Shqipëria dhe Mali i Zi i janë bashkuar NATO-s. Edhe Maqedonia është e gatshme ta bëjë këtë gjë; e ka nisur këtë proces. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë gjë. Kjo rrugë nuk është e lehtë dhe duhet shumë vullnet për ta bërë këtë gjë. Janë partitë politike të cilat merren me këtë situatë dhe me të tilla çështje”.

“Demarkacioni dhe marrëveshja për të janë çështje politike. Nga ana malazeze ky problem është zgjidhur para tre vjetër. Është një proces që duhet të shqyrtohet mirë në Kosovë. Kam parë përpjekje të shumta për ta zgjidhur këtë problem. Natyrisht se ky është hap i madh për të kaluar tek liberalizimi i vizave”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori