Numri i regjistrimit “59056” nga kutia në të cilën është nxjerrë granatahedhësi automatik (BGA) i numrit serik 201, i cili i takonte terroristëve serbë në fshatin Banjskë të Kosovës, vendos shtetin e Serbisë dhe sistemin e mbrojtjes (Ushtria, Ministria, Jugoimport SDPR) para një tundimi të madh: si të shpjegohet se nga ka ardhur ai armatim dhe nga cilat rrugë.
Nëse do të merrej nga një magazinë ushtarake dhe do t’i jepej “dikujt”, është një problem serioz për sistemin, i cili do të duhet ti shpjegohej jo vetëm publikut vendas, por edhe institucioneve ndërkombëtare; dhe nëse dikush e “vodhi” dhe e shiti vet, problemi është përgjegjësi e shumë njerëzve në zinxhirin komandues – si nuk e vunë re gjatë regjistrimeve vjetore që një mjet i tillë, jo një pistoletë apo një pushkë automatike, ishte zhdukur.
Kontrolli nuk duhet të zgjasë më shumë se një ditë
Një nga ata që nuk do të heshtë është koloneli i pensionuar serb i shërbimit teknik, Najdan Vojinoviq, i cili në fund të viteve nëntëdhjeta ishte komandant i bazës në Korpusin e Prishtinës dhe i di më së miri detajet që kanë të bëjnë me regjistrin e pasurive luftarake, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë për “Vreme”, ai ka pohuar se mund të përcaktohej brenda një dite se nga cila magazinë apo njësi vinte ai granatahedhës, si përmes numrit të fabrikës ashtu edhe përmes procesverbalit.
“Sektori ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes mund të përcaktojë shpejt se nga cila magazinë është marrë. Nuk shihet mirë vula, por kanë emrat e mbajtësit të materialit teknik (magazinierit), oficerit të shërbimit teknik dhe komandantit – shefit të logjistikës. Kjo tregon se BGA ka qenë në një njësi ushtarake, jo në një fabrikë ushtarake, sepse nuk kanë shef të logjistikës”, deklaroi ai.
Për cilën njësi ushtarake bëhet fjalë, mund të gjendet në kompjuterët e shërbimit të personelit të Ushtrisë Serbe dhe Ministrisë së Mbrojtjes brenda 15 sekondash, duke shkruar emrin dhe mbiemrin e nënshkruesve, sqaron Vojinoviq.
Arma ishte e ruajtur mirë
Ai, si dikush që e kaloi jetën në logjistikë, theksoi se letra e gjetur në arkë me BGA nuk është një dokument tipik, por një i ashtuquajtur dokument ndihmës, i cili bëhet me qëllim që të shfaqet në ambalazhin e aseteve (arkë, çantë, paletë, thes) çfarë ka brenda.
“Ajo BGA ka çantën e vet në të cilën vendoset me mjete dhe aksesorë rezervë. Është marrë nga një magazinë e ushtrisë, ministrive apo SDPR dhe më pas është dekonservuar. Nuk ka qenë në përdorim të vazhdueshëm, por në magazinë”, deklaron Vojinoviq.
Ai, si ekspert, në bazë të fotografisë së procesverbalit (dikur quhej “packing list”) të publikuar nga policia e Kosovës, ka treguar një detaj, të pavërejtur dhe të parëndësishëm për syrin e një vëzhguesi të zakonshëm.
“Në krye të regjistrit, shihet një njollë e verdhë, sipër mbishkrimit ‘Numri i arkës…’. Është një njollë nga ‘tretësi’ i shkrirë – mjet për ruajtjen afatgjatë të armëve dhe pajisjeve. Kur është e ruajtur në një vaskë me ‘tretës’, në 70 gradë Celsius, dhe më pas e mbështjellë në letër, gjithashtu e njomur në atë tretësirë, mund të mbrohet për më shumë se 50 vjet. Jo të gjitha njësitë në ushtri kanë ‘tretës’, por vetëm ato që kanë punëtori riparimi. Dhe, natyrisht, Instituti i Remontit Teknik në Çaçak”, tha Vojinoviq, i cili shtoi se, për shkak të asaj njolle, është e qartë se BGA ishte dekonservuar.
Pritet një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes
Ai thotë se është e lehtë ta hetosh të gjithë rastin, po të duash – “shërbimi teknik i ushtrisë dhe ministrisë le të shikojë urdhrat në ato njësi që bëjnë konservim afatgjatë të armëve dhe të gjejnë regjistrin e numrit të prodhimit dhe të shihet se nga cila njësi ka ardhur”.
“Nëse BGA ka ndërruar njësi, ka numra fabrikash në listat materiale për dorëzimin e aseteve, është e lehtë të gjeshë se nga kush dhe kujt i është dorëzuar. Espertët ushtarakë, nëse duan të hetojnë, mund ta bëjnë shumë lehtë. Aq më tepër që ka nënshkrime të personave përgjegjës për ambalazhimin në kutinë e tipit”, ka përfunduar Vojinoviq, i cili dikur ka qenë epror i shefit aktual të Drejtorisë së Logjistikës së Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralmajorit Srgjan Petkoviq.
Tani i takon shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë që të bëjnë një deklaratë për këtë, dhe ndoshta të përpiqen ta mohojnë Vojinoviqin. Ose, sipas zakonit, para publikut ndonjë flamurtar i klasës së parë para daljes në pension, emri i të cilit nuk do të publikohet, por vetëm inicialet, do të akuzohet se ka “shitur” pasurinë dhe do të njoftohet se “procedimi janë nisur” kundër tij.
Ndryshe, Milan Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist në veri të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Kurti e Rama bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi në shtator

Pas Preshevës, edhe në Komunën e Bujanocit ngritet flamuri kuq e zi

Plagosen me armë zjarri babë e bir në Pejë

Me simbolin e shqiponjës, kryetari i New York-ut uron shqiptarët për 28 nëntorin

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga