Kollari fton ‘diasporën’ në tubim

Kollari për këtë ndeshje ka thirrur edhe tetë lojtarë nga kampionate të huaja, kryesisht të Skandinavisë. Deri në fund të vitit, Besnik Kollari do të thërrasë edhe dy tubime.
“Ky grumbullim do të jetë test për disa futbollistë nga diaspora dhe Kosova. Planifikojmë të kemi edhe dy tubime ku do të testohen edhe rreth 20 futbollistë të ditëlindjes 1998, vetëm nga klubet e Kosovës. Nga gjithë ky numër besoj se do ta kemi një pasqyrë reale për 24 futbollistët më të mirë të cilët do t’i përgjigjen kërkesave të stafit të Përfaqësueses U-17. Për çdo pozitë do t’i kemi nga dy futbollistë. Një gjë është shumë me rëndësi se gjithmonë do të ketë vend për të gjithë lojtarët që kanë cilësi dhe luajnë në vazhdimësi”, është shprehur Kollari për SportPlus.
“Besoj se në vitin tjetër do të zhvillojmë ndeshje miqësore ndërkombëtare me Kosovën U-17”, përfundoi Kollari.
Të ftuarit e Kollarit
Mentor Boroci, Bardh Musiqi (Valarenga), Drin Lladrovci, Drin Ismaili (Goteborg FC), Petar Prekpalaj (Nk Zadar), Donat Krivaqa, Gentian Selimi, Adenis Shala, Denis Prekpalaj (NK Dinamo) Ari Kaqanolli, Kreshnik Nehbiu, Drilon Tejeci, Emir Sahiti, Afrim Thaqi (Lillestrom SK), Jetmir Topalli, Ardian Berisha (Halmstads), Granit Jashari, Granit Merovci (Kvik FK), Flamur Tahiri (Qviding FIF), Ardian Musliu, Gentrit Thaqi, Vigan Imeri. /Telegrafi/






















































