LAJMI I FUNDIT:

Kolegji Heimerer bëhet pjesë e programit të shquar Erasmus for Young Entrepreneurs

Kolegji Heimerer bëhet pjesë e programit të shquar Erasmus for Young Entrepreneurs

Kolegji Heimerer njofton të gjithë të interesuarit se që nga muaji shkurt është pjesë e projektit të shquar evropian “Erasmus for Young Entrepreneurs”, program i veçantë për ndërmarrësit e rinj dhe ata me përvojë në Kosovë dhe bën thirrje për aplikim për pjesëmarrje në program.

Erasmus for Young Entrepreneurs është program ndërkufitar shkëmbimi i cili iu jep mundësinë ndërmarrësve të rinj ose aspirues për të mësuar nga ndërmarrësit me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vendet partnere.

– A dëshironi të filloni biznesin tuaj dhe nuk dini si?
– A jeni duke kërkuar mënyra për zgjerimin e biznesit tuaj?

Atëherë, Erasmus for Young Entrepreneurs është mundësi ideale për ju.

Si funksionon programi?

Ndërmarrësi i ri udhëton në vendin e nikoqirit, me mbështetjen financiare të BE-së. Atje, ndërmarrësit kalojnë një deri në gjashtë muaj duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin për të zhvilluar bizneset e tyre. Gjatë gjithë pjesëmarrjes së tyre në program, të dy ndërmarrësit mbështeten nga pikat e kontaktit lokal të programit në vendet e tyre përkatëse. Kolegji Heimerer është një nga pikat e kontaktit lokal për Kosovë si organizatë ndërmjetësuese.

Çfarë përfitoni nga ky program shkëmbimi? 

Erasmus për ndërmarrësit e rinj paraqet një mundësi win-win për ndërmarrësit e rinj dhe ata me përvojë.

Ndërmarrësit e rinj: 

– Përfitojnë përvojë praktike dhe këshilla nga ndërmarrësit me përvojë;

– Krijojnë kontakte ndërkombëtare;

– Përfitojnë njohuri për tregjet tjera;

– Mundësi përfitimi nga furnizues të mundshëm, klientë si dhe mundësi të bashkëpunimit (co-venture);

Ndërmarrësit me përvojë: 

– Përfitojnë nga qasja në aftësi dhe njohuri të reja;

– Bashkëpunojnë me mendje të freskëta e cila mund të rezultojë në ide të reja;

– Përfitojnë njohuri dhe informata rreth tregjeve tjera;

– Krijojnë rrjetëzim, qasje në tregje të reja, si dhe mundësi që të fillojnë partneritete të reja biznesore me ndërmarrës nga vende të ndryshme;

Programi stimulon: 

• Ndërmarrësinë;
• Konkurrencën;
• Ndërkombëtarizimin;
• Rritjen e start-ups dhe NVM-ve.

Rreth Kolegjit Heimerer: Kolegji Heimerer (HC) është institucion Gjermano-Kosovar i arsimit të lartë, i themeluar në vitin 2010 me qëllim të sigurimit të programeve inovative arsimore në shkencat shëndetësore dhe sociale në Kosovë. Më konkretisht, është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm midis Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociae (ISEE -HSP) dhe Institucionit Gjerman Arsimor – Heimerer GmbH – me një përvojë 30-vjeçare në Arsimin Profesional. Kolegji Heimerer synon të veprojë si një organizatë ndërlidhëse midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës / rajonit për transferimin, si dhe bashkë-gjenerimin e njohurive, praktikave dhe kërkimit/hulumtimit.

Procesi i aplikimit është i hapur në çdo kohë dhe vlerësimi bëhet në rolling basis.

Për informata më të detajuara rreth programit dhe procesit të aplikimit vizitoni faqen zyrtare: www.erasmus-entrepreneurs.eu apo kontaktoni me Lirije Palushi –  Koordinatore për Projekte Ndërkombëtare në Kolegjin Heimerer, përmes emailit: lirije.palushi@kolegji-heimerer.eu.

Artikull i sponzorizuar