LAJMI I FUNDIT:

Kokoshka të ëmbla – super për persona llupës

Kokoshka të ëmbla – super për persona llupës
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Nëse jemi mësuar t’i qesim kripë, nuk do të thotë që ashtu gjithmonë duhet të jetë!

Përbërësit:


– 1 filxhan misër kokoshka,
– ½ filxhani gjalpë,
– ½ filxhani sheqer i kafenjtë,
– ½ filxhani mjaltë,
– një lugë e plotë kripë.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 120 gradë ndërkaq kokoshkat piqni në mënyrën e zakonshme (në tenxhere apo në mikrovalë).

Në tigan në temperaturë mesatare, përzieni gjalpin, sheqerin, mjaltin dhe kripën.

Zieni duke i përzier vazhdimisht derisa të vlojnë, dhe pasi të vlojnë disa minuta, hiqni nga zjarri.

Derisa të jenë të ngrohta në kokoshka qitni përzierjen e ëmbël dhe përzieni derisa të mbështillen me tretjen e përgatitur.

Pastaj kokoshkat qitni në tepsi të cilën do ta mbuloni me letër për pjekje.

Tepsinë futeni në furrë dhe piqni rreth një orë, mirëpo disa herë gjatë pjekjes përzieni kokoshkat.

Kur të piqen nxirrni kokoshkat nga furra dhe lini të ftohen.

Shërbejini të ftohta, transmeton Telegrafi.