LAJMI I FUNDIT:

“Kokën lartë, nuk u dorëzuam edhe pas golit” – Armend Thaqi analizon ndeshjen ndaj Plzenit

“Kokën lartë, nuk u dorëzuam edhe pas golit” – Armend Thaqi analizon ndeshjen ndaj Plzenit
Reklama

Armend Thaqi ka thënë se Ballkani duhet ta mbajë kokën lartë pavarësisht se pësoi humbje nga Viktoria Plzen.

Ballkani humbi me rezultat 1-0 në një ndeshje që ka mundur edhe të dal me pikë.


“Që nga fillimi e nisëm me luftë dhe luftuam deri në fund. Në bazë të lojës, ishim të bindur që golin do të na shënonin vetëm në atë mënyrë, me devijim apo diçka ngjashëm. Ashtu edhe ndodhi”.

“Pamë një ekip si Viktoria që në çdo ndërprerje e vononte ndeshjen. Nuk u dorëzuam pavarësisht që ishim në disavantazh. Kemi edhe pesë ndeshje dhe do të vazhdojmë tutje. Nuk kemi pse ta ulim kokën”.

“Mendoj që në këto ndeshje nuk do të futemi inferior ndaj askujt. Kemi eksperiencë. Pikët që i humbëm sot, do të mundohemi t’i kthejmë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Thaqi.

Ai foli edhe për atmosferën në skuadrën dy herë kampion i Kosovës.

Kuç thotë se humbja nuk ishte e merituar: Kishim vetëm një ditë për ta përgatitur ndeshjen
Lexo po ashtu Kuç thotë se humbja nuk ishte e merituar: Kishim vetëm një ditë për ta përgatitur ndeshjen

“Ne si klub kemi atmosferë fantastike. Na janë larguar tre lojtarët kryesorë, shto këtu edhe Lindonin që është i lënduar. Pavarësisht katër mungesave, ne kemi arritur ta sigurojmë grupin me paraqitje shumë të mirë. Kjo tregon për atmosferën që e kemi në skuadër, tregon për ekipin që kemi dhe nivelin që e kemi”, është thënë Thaqi për “Art Motion”. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mergim Vojvoda pëson aksident komunikacioni, shpëton mrekullisht

Mergim Vojvoda pëson aksident komunikacioni, shpëton mrekullisht

Serie A
Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Përfaqësueset
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

Ligat tjera
Kane emëron dy ekipet që mund të rivalizojnë Manchester Cityn për trofeun e Ligës së Kampionëve

Kane emëron dy ekipet që mund të rivalizojnë Manchester Cityn për trofeun e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
Kalo në kategori