LAJMI I FUNDIT:

Kokën lart Shqipëri, loja e mirë vlen më shumë se humbja në miqësore (Video)

Kokën lart Shqipëri, loja e mirë vlen më shumë se humbja në miqësore (Video)

Ka përfunduar me rezultat negativ për Shqipërinë prej 3-1 miqësorja ndaj Ukrainës e zhvilluar në Bergamo të Italisë.

12 mijë shqiptarë u bënë bashkë në Atletico Azzurri d’Italia të Bergamos, ku po pritej miqësorja ndaj Ukrainës.

Dhe atmosfera impozante kulmoi me dominim në start të takimit, i cili u shndërrua në një tronditje.


Stepanenko nga afërsia pas 8 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e ukrainasve.

Ishte ky sulmi i vetëm i Ukrainës në këtë pjesë dhe ashtu mbeti deri në fund.

Kjo sepse Shqipëria dominoi fuqishëm dhe sulmoi shumë portën e Ukrainës.

Armando Sadiku pas katër minutash (12′) shënoi për 1-1 një gol të bukur për të ndezur të pranishmit të cilët iu gëzuan tepër këtij goli të barazimit.

Shqipëria dominoi këtë takim duke mbajtur topin në pjesën e Ukrainës, e cila vështirë se kalonte gjysmëfushën.

Armando Sadiku pati edhe një rast të sigurt, por nuk e goditi mirë topin i cili u kap nga portieri Piyatov.

Pjesa e dytë filloi keq për Shqipërinë.

Pas një harkimi të sakt në zonë, ishte Yarmolenko që shfrytëzoi hapësirën dhe nga afërsia shokoi Shqipërinë në rastin e dytë në këtë takim për golin e dytë dhe 2-1 (49′).

Pas golit të dytë të Ukrainës, Shqipëria u hodh fuqishëm në ofensivë.

Ishte Kaçe së pari që rrezikoi nga gjuajtja e lirë, para se Ermir Lenjani me një goditje spektakolare të qëllonte shtyllën e brendshme me topin që kaloi fare pranë vijës fatale, shkruan Telegrafi.

Deri në fund Shqipëria provoi dhe dominoi ashtu si gjatë gjithë takimit, por nuk arriti që të shënojë.

Në minutën e 87-të erdhi edhe goli i nokautit nga Ukraina për 3-1.

Shqipëria kështu pëson humbjen e dytë në tri miqësoret e fundit, por kjo humbje ndaj Ukrainës është më shumë mësim i mirë, pasi që loja e mirë që zhvilloi skuadra jep shpresë për performancë të mirë qysh më 11 qershor, atëherë kur skaudra kuq e zi përballet me Zvicrën. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1225739700783078/

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1225738144116567/

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1225762287447486/

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1225759290781119/