LAJMI I FUNDIT:

Koka: Votuam që LDK e LVV të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë

Koka: Votuam që LDK e LVV të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë

Deputeti më i vjetër i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, i cili ka udhëhequr seancën e sotme, tha se sot u votua që me vendin të udhëheqin dy partitë fituese të zgjedhjeve.

Pra mediave, Jahja Koka tha se në këtë mandat qeverisës do të jetë ndryshim epokal i 20 vjetëve të fundit të lirisë së Kosovës.


“Qytetarët kanë votuar, qytetarët kanë votuar për ndryshimin, ndryshimi që sipas mendimit tim duhet të jetë epokal në 20 vjetët e fundit të lirisë së Kosovës. Votuam që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku do të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë. Dhe besoj që në mënyrë të mençur dhe patriotike, me duar të pastra dhe me mençuri do të realizojnë atë që nuk është realizuar deri më tani. Populli ka zgjedhur ata që të bëjnë ndryshim, populli që është me traditë patriotike dhe ka treguar një pjekuri të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

I pyetur se a ishte befasi propozimi i Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Jahja Koka tha se sot ishte udhëheqës i kësaj seance dhe se nuk e ka përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tregoi edhe si e përjetoi udhëheqjen e kësaj seance, si deputeti më i vjetër.

“Emocionet ishin, sepse unë jam i mësuar tash në këta 20 vjetët e fundit, udhëheq mega-tubime të tilla në tërë botën, dhe për mua në aspektin psikologjik është se numri është i vogël, prapë mua mu duk derisa u qetësuan parlamentarët. Kështu gjithçka ishte në rregull, ishte kënaqësi e veçantë”, tha ai.

Ndryshe, sot është bërë zgjedhja e nënkryetarëve të rinj, dhe kryetari të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës. Zgjedhja e tyre është bërë pa marrëveshje paraprake ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë për shkak të mos pajtimeve rreth postit të presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori