Komiteti Olimpik i Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet e kategorizimit të federatave të sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020.
Në një konferencë për media presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, u shpreh se komisioni për kategorizimin e këtyre federatave ka punuar më shumë se një javë për një gjë të tillë.
“Komisioni i formuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bazë të autorizimeve që vinë nga Ligji për Sport i Republikës së Kosovës ka punuar më tepër se një javë dhe bazuar në informatat që janë sjellë nga federatat e verifikuara drejtpërdrejt nga komisioni kanë dalë rezultatet të cilat do t’i shpalosë sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, i cili ka qenë njëkohësisht edhe kryetar i këtij komisioni. Na gëzon fakti se gjithnjë e më pak ka ankesa në rezultatet që dalin në kategorizimin e sporteve. Ky kategorizim është padyshim një e arritur jashtëzakonisht e madhe, është dinamike dhe sa herë që Federatat i plotësojnë kriteret ose nën kriteret ajo Federatë shkon më lart”, tha Hasani.
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj u shpreh se janë munduar që të bëjnë një punë të mirë duke kategorizuar federatat nëpër kategoritë të cilat ato i kanë merituar, raporotn KP.
“Ne e kemi bërë një punë të gjatë deri në arritjen e rezultateve finale do të thosha të kategorizimit të këtyre kategorive pra sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. Në total janë kategorizuar 33 federata sportive kemi edhe disa federata që kanë aplikuar dhe nuk kanë kategorizuar fare, mirëpo kemi edhe disa federata që janë aktive, të cilat fare nuk kanë aplikuar”, tha Haxhijaj.
Sipas kategorizimit për vitin 2020, federatat sportive do të jenë të ndara në katër kategori, A, B, C, D.
Në kategorinë A ishin të përfshira, Federata e Xhudos me 86.40 pikë, Federata e Futbollit me 79.28 pikë, Federata e Karatesë me 78.46 pikë , Federata e Hendbollit me 76.05 pikë, Federata e Volejbollit me 74.59 pikë dhe Federata e Basketbollit e 73.55.
Në kategorinë B janë: Federata e Mundjes me 66.29 pikë, Federata e Boksit me 65.54 pikë, Federata e Atletikës me 64.28 pikë, Federata e Sportit Shkollor me 58.55 pikë, Federata e Pingpongut me 58.10 Federata e Notit me 57.99 dhe Federata e Tenisit me 50.00 pikë.
Në kategorinë C, bëjnë pjesë Federata e Çiklizmit me 40,10 pikë, Federata e Sportit Universitar me 39.04 pikë, Federata e Bodybuildingut me 38.91 pikë, Federata e Peshëngritjes me 35.96 pikë, Federata e Bowlingut e Kosovës me 35.42 pikë, Federata e Autosporteve me 34.79 pikë si dhe Federata Aeronautike e Kosovës me 30.77 pikë.
Ndërsa në kategorinë e fundit atë, D janë kategorizuar këto federata: Federata e Kickboxit e Kosovës me 28.23 pikë, Federata e Muaythait e Kosovës me 25.28 pikë, Federata e Bilardos e Kosovës me 22.65 pikë si dhe Federata Sportive e Punëtorëve me 20.28 pikë.
Në kategorizimin e sportistëve kryeson xhudistja Majlinda Kelemndi e pasuar nga tri xhudistet tjera, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova. Gjithashtu te trajnerët prinë trajneri i mirënjohur Driton Kuka me 212 pikë, ndërsa pas tij vijnë Besim Brahimi nga sporti i boksit dhe Shqipe Zogiani nga sporti i karatesë.
Kujtojmë që Federata e Golfit dhe Minigolfit nuk janë kategorizuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, ndërsa ajo e Bjeshkatërisë nuk ka aplikuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman
Prioriteti kryesor i verës për Barcelonën është vendosur në shitje – Chelsea po kryeson garën për shërbimet e tij
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi