LAJMI I FUNDIT:

KOK u bën ftesë deputetëve të bëhen bashkë për të mirën e sportit dhe sportistëve

KOK u bën ftesë deputetëve të bëhen bashkë për të mirën e sportit dhe sportistëve
(Foto: noc-kosovo.org)

Lajmi për hyrjen në Rend të Ditës në seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, përkatësisht Amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit për Sponsorizimin në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë, padyshim se ka gëzuar tej mase edhe institucionin më të lart në vend, Komitetin Olimpik të Kosovës.

KOK, si njëri ndër iniciatorët dhe lobuesit më të mëdhenj të këtij ligji prej disa vitesh, beson fuqishëm se pas dy mos aprovimeve të këtij Ligji, nesër të gjithë deputetët unanimisht do të votojnë këtë Amendament, i cili i jep krahë zhvillimit të sportit në vend – thuhet në një njoftim të KOK-ut.


Fitimi i medaljeve të fundit të xhudistëve tanë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, rezultatet e jashtëzakonshme në futboll, basketboll e hendboll, si dhe karate, boks, etj, janë sinjali i fundit që edhe deputetët edhe shteti, duhet të jenë prapa ambasadorëve më të mirë të vendit tonë, të cilët jo një herë, por tri herë e ngritën lartë këto ditë flamurin e Kosovës në shtetin që nuk e njeh vendin tonë, Bjellorusinë.

KOK fton edhe një herë deputetët që njëzëri ta mbështesin miratimin e këtij Ligji dhe këtij Amendamenti, pasi kjo është mënyra e vetme që biznesi t’i japë krahë sportit, t’i mbështes sportistët e Kosovës, si dhe fëmijët e tyre, duke i larguar nga rrugët devijante.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori