LAJMI I FUNDIT:

Kofshë pule me mollë

Kofshë pule me mollë

Materialet për 4 persona:

• 8 kofshë pule të vogla
• 200 gr. djathë kaçkavall i shkrirë
• 100 gr. gjalpë
• 4 mollë
• Pak rrush të thatë të bardhë
• 2 lugë gjelle Brandi
• Lëng limoni
• Kripë, piper, kanellë


Përgatitja

1. Në një enë hidhni rrushin e thatë dhe i lagni me Brandi. I lini për pak minuta me qëllim që të marrin aromën dhe shijen e pijes.

2. Ndërkaq i lani dhe i fshini mirë me letër kuzhine kofshët e pulës dhe i vendosni në një enë ku keni hedhur me parë gjalpë. I skuqni mirë nga të gjitha anët. Iu hidhni kripë dhe piper; shtoni pak ujë të nxehtë dhe i zieni në zjarr në temperaturë mesatare.

3. Në një tas përzieni djathin kaçkavall të shkrirë, rrushin e thatë të bardhë, lëngun e limonit dhe kanellën.

Ndërkaq pastroni mollët dhe i prisni në forma kubike me madhësi mesatare.

4. Rreth dhjetë minuta para se të largoni kofshët nga zjarri shtoni materialet e tjera të përgatitura në tasin me rrush të thatë si edhe mollët dhe i përzieni mirë.

5. Servirni dy kofshë pule për çdo pjatë dhe iu hidhni përsipër salcën (lëngun e mbetur në tenxhere). /Telegrafi/