LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Perspektiva evropiane e Maqedonisë është e sigurt

Kocijançiq: Perspektiva evropiane e Maqedonisë është e sigurt
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është shumë e sigurt në dritën e miratimit të marrëveshjes për emrin në Athinë dhe Shkup, çka u mbrojt në mënyrë të qartë nga udhëheqësit e BE-së në qershorin e vitit të kaluar, megjithëse ata thanë se ishte e nevojshme që autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me zbatimin e reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot në Bruksel, e tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Bruksel se nëse BE-ja konsideron se fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut është e qartë, pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin grek, edhe pse opozita greke njoftoi se do ta bllokojë anëtarësimin e Shkupit në BE.


Gazeta franceze “Le Monde” vlerëson se “drita e gjelbër” e Athinës për emrin e ri të Maqedonisë është “lajm i mirë për Ballkanin dhe hap rrugën për këtë vend të vogël në bashkësinë Perëndimore”./Telegrafi/