LAJMI I FUNDIT:

Kobe Bryant ishte epiqendra në ‘All Star Game’: Nderimi i posaçëm, skuadra fituese dhe çmimi i parë MVP sipas legjendës

Kobe Bryant ishte epiqendra në ‘All Star Game’: Nderimi i posaçëm, skuadra fituese dhe çmimi i parë MVP sipas legjendës
(Foto: Stacy Revere/Getty Images/Guliver)

NBA ka vazhduar me nderimet për legjendën e basketbollit Kobe Bryant edhe gjatë fundjavës së All-Star në Chicago. Të dielën, liga më e fortë e basketbollit ia kushtoi përballjen ‘All-Star Game’ ikonës së Los Angeles Lakers, i cili e humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter.

Madje, për ta nderuar atë, vajzën e tij, Gianna dhe shtatë të vdekurit tjerë, u ndryshuan edhe disa rregulla të lojës.


Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James dhe ai i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, ishin zgjedhur për të qenë kapitenët e skuadrave, duke qenë se kishin dominuar sondazhet në konferencat respektive.

Në këtë mënyrë u krijuan dy ekipe, Team LeBron dhe Team Giannis. Ekipi i James i veshi fanellat me numrin 2, për ta nderuar Giannan, kurse ekipi i Antetokounmpos i kishte fanellat me numrin 24 për nder të Kobe. Po ashtu, në fanellat e tyre ishin ngjitur shirita për t’i nderuar të nëntë viktimat e aksidentit.

Gjithçka u vendos në çerekun e fundit, kur loja ishte shumë intensive, ndërsa yjet më të mëdha të NBA nuk kursenin asgjë. Në fund, ekipi i LeBronit fitoi me dy pikë epërsi (157-155) kundër ekipit të Giannis.

Ndryshimi i formatit për nder të Kobe Bryant

Kawhi Leonard fitoi çmimin e parë ‘Kobe Bryant MVP’ (Foto: Stacy Revere/Getty Images/Guliver)

Skuadrat garonin për ta fituar secilin çerek 12 minutësh. Secila skuadër që kishte më shumë pikë në fund të secilit çerek përfitonte 100.000 dollarë për fondacionet bamirëse në Chicago. Nëse rezultati ishte i barabartë, atëherë paratë grumbulloheshin dhe i jepeshin fituesit të çerekut të radhës.

Çereku i katërt shënoi një përkujtim unik të Kobe Bryant. Ora ishte ndërprerë dhe skuadrat duhej të luanin derisa ta arrinin rezultatin final të përcaktuar. Rezultati që duhej arritur ishin pikët e skuadrës që ishte në epërsi plus 24 pikë (për nder të numrit që e kishte bartur Kobe në dekadën e fundit të karrierës së tij). Duke qenë se në atë çast, ekipi me më shumë pikë ishte ai i Giannis (me 133), atëherë objektivi që duhej arritur që të shpallej ekipi fitues ishte 157 pikë (133+24=157). Dhe skuadra e parë që e arriti këtë shifër ishte ajo e LeBron James që doli edhe fituese e ‘All-Star Game’.

Kawhi Leonard me 30 pikë të shënuar për ‘Team LeBron’, u shpall MVP i ndeshjes dhe ishte fituesi i parë i trofeut që tash është emëruar sipas Bryant.


Përbërja e ‘Team LeBron’

Anthony Davis (Los Angeles Lakers), Kawhi Leonard (Los Angeles Clippers), Luka Doncic (Dallas Mavericks), Damian Lillard (Portland Trail Blazers), Ben Simmons (Philadelphia 76ers’), Nikola Jokic (Denver Nuggets), Jayson Tatum (Boston Celtics), Chris Paul (Thunder), Russell Westbrook (Rockets), Domantas Sabonis (Indiana Pacers), Devin Booker (Phoenix Suns).

Përbërja e ‘Team Giannis’

Kemba Walker (Boston Celtics), Trae Young (Atlanta Hawks), Pascal Siakam (Toronto Raptors), Joel Embiid (76ers), Khris Middleton (Bucks), Bam Adebayo (Miami Heat), Jimmy Butler (Miami Heat), Rudy Gobert (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Kyle Lowry (Raptors), Brandon Ingram (New Orleans Pelicans).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori