Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës.
KMDLNj thekson se lufta kundër krimit individual dhe krimit të organizuar është sfidë e madhe për ruajtësit dhe mbrojtësit e rendit dhe të ligjit dhe sipas Këshillit… polici Demaj tashmë u shndërrua në shembull konkret sesi duhet të luftohet krimi dhe kriminelët e të gjitha profileve dhe ngjyrave.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Nga grabitës të armatosur, në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve nga armë zjarri ndërroi jetë Izet Demaj, polic i Policisë së Kosovës me ç’rast u vra edhe grabitësi – plaçkitësi i bankës.
Rënia në detyrë Izet Demaj, ish luftëtar i UÇK – së, në mbrojte të rendit dhe ligjit tregon përkushtimin e tij për t’i shërbyer ligjit, qytetarit dhe shtetit deri në sakrificën më sublime andaj KMDLNj e konsideron humbje të madhe për familjen, shoqërinë dhe shtetin por njëkohësisht është shembull sesi duhet t’i shërbehet shtetit, si duhet të mbrohet rendi dhe ligji dhe si duhet t’i shërbehet qytetarit.
Lufta kundër krimit individual dhe krimit të organizuar është sfidë e madhe për ruajtësit dhe mbrojtësit e rendit dhe të ligjit dhe polici i Policisë së Kosovës, Izet Demaj tashmë u shndërrua në shembull konkret sesi duhet të luftohet krimi dhe kriminelët e të gjitha profileve dhe ngjyrave.
KMDLNj, edhe më parë ka sinjalizuar se nga shtetet perëndimore në Kosovë kthehen, në rend të parë ata që janë vënë në kundërshtim me ligjin dhe që janë dënuar për vepra të rënda penale andaj kemi aq shumë krime në Kosovë, nga profesionistë të krimit, të dëbuar nga vendet ku kanë jetuar. Në këtë mënyrë, vendet perëndimore, me dëbimin e tyre në Kosovë kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend.
Për KMDLNj-në është absurde e paarsyeshme dhe në kundërshtim me të gjitha normat morale që një shërbim aq specifik, i domosdoshëm për sigurinë e qytetarit dhe të vendit e që i ekspozohet 24 orë rrezikut për jetën të mos kenë sigurime shëndetësore e që nuk ndodh në asnjë vend tjetër!
KMDLNj e kundërshton veprimin e mjeteve të informimit që e bëjnë publik identitetin (fizik), të policit që ka qëlluar mbi grabitësin dhe në këtë mënyrë ia rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes e që është në kundërshtim me parimet profesionale të gazetarisë.
KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës e sidomos që t’iu garanton sigurimet shëndetësore e që kanë shumë kompani në Kosovë, ndonëse nuk i ekspozohen asnjë rreziku”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore