Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i ka ftuar qytetarët e Kosovës të mos e paguajnë energjinë elektrike në shumën e faturuar, por ta paguajnë vetëm 70% të shumës së faturuar, kurse pjesën tjetër ta paguajnë shpenzuesit serbë apo nga ndonjë burim.
KMDLNj ka propozuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit për ndërprerje të faturimit diskriminues, në baza etnike.
Ky është reagimi i plotë i KMDLNJ-së:
“ZRRE DHE KEDS, MBI GJYKATAT, MBI LIGJIN DHE MBI SHTETIN!”
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në një reagim para një viti ka kërkuar që të ndërpritet diskriminimi i shpenzuesve të energjisë elektrike shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera të cilëve u është faturuar rryma e shpenzuar nga serbët e veriut të Kosovës dhe komunave me shumicë serbe dhe të cilët, që nga përfundimi i luftës nuk e kanë paguar asnjë cent të vetëm për rrymën që e shpenzuar.
Llogaritet që shuma e faturave për konsumatorët joserbë është ngarkuar me 25-30% të shpenzimeve të serbëve që nënkupton se nëse shuma e faturës ka qenë 100 E ,25-30 euro janë para për shpenzimet e serbëve hiç këtu edhe faturat e fryra, manipulimi me njehsorë sikur edhe keqpërdorimi i skajshëm i tarifave , gjë që edhe është dëshmuar me fakte.
Pas kësaj ka reaguar edhe Avokati i Popullit që pas përfundimit të hetimeve ka konstatuar se dyshimet e KMDLNj –së kanë qenë të mbështetura në fakte duke kërkuar nga ZRRE ta ndërpresë këtë praktikë diskriminuese dhe t’i kompensojë konsumatorët e dëmtuar e që ZRRE, si pjesë aktive dhe përcaktuese e këtij diskriminimi ka refuzuar ta bëjë. Pastaj, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit ka marrë vendim të zbatohen rekomandimet e IAP –it. Përkundër vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e plaçkitjes së konsumatorëve e që bëhet në baza etnike si edhe të kompensohen në mënyrë retroaktive për dëmin e shkaktuar më shumë se 18 vite.
Zyra e Rregullatorit dhe Energjisë Elektrike nuk e zbaton vendimin e Gjykatës së Apelit me arsyetim se Bordi i ZRRE–së nuk mund të merr vendim për faktin se nuk është i kompletuar, në ndërkohë që po i njëjti Bord, (i pakompletuar) e lejon KEDS –in që në mënyrë të kundërligjshme t’i plaçkitë shpenzuesit dhe paguesit e rregullt të energjisë elektrike e që nuk i përkasin nacionalitetit serb. Ky skandal apo legalizim i plaçkitjes së konsumatorëve nuk do të tolerohej në asnjë vend dhe nuk do të kalonte pa pasoja ligjore për keqpërdoruesit e mjeteve financiare të konsumatorëve të cilët po ashtu e kanë shumë vështirë t’i shlyejnë faturat për shpenzimet reale të energjisë e lere më të paguajnë për serbët që refuzojnë të paguajnë rrymën, të ndikuar kryesisht nga mosbindja politike.
Ministri Lluka e dha një premtim publik se do të marrë fund kjo plaçkitje e KEDS –it e legalizuar nga ZRRE dhe se konsumatorët e dëmtuar do të kompensohen gjë që në rrethanat aktuale, KMDLNj e konsideron si premtim që nuk do të realizohet.
Si hap të parë, KMDLNj propozon që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit për ndërprerje të faturimit diskriminues, në baza etnike, kurse, si hap të dytë, deri të bëhet një zgjidhje përfundimtare dhe në përputhje me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, KMDLNj i fton qytetarët e Kosovës të mos e paguajnë energjinë elektrike në shumën e faturuar por ta paguajnë vetëm 70% të shumës së faturuar.
Pjesën tjetër (30%) le ta paguajnë shpenzuesit serbë apo nga ndonjë burim tjetër e që nuk e dëmton buxhetin, thuaja social të pjesës dërmuese të konsumatorëve.
Autoritetet kosovare duhet ta detyrojnë KEDS –in të hyjë në standardet ekzistuese të pagesës edhe me kartela bankare e jo të detyrohen të paguajnë me para të gatshme por siç ka deklaruar një sporteliste më parë se duhet keshi që t’ju dërgohet padronëve në Turqi.
Një shtet ka probleme serioze të sillet si shtet kur një kompani private KEDS dhe paterica e saj ZRRE nuk i zbatojnë vendimet përfundimtare të Gjykatave të atij shteti siç po ndodhë në Kosovë. Dhe vërtetë, a mund të thuhet në rastin konkret se KEDS – i dhe ZRRE janë vet shteti apo edhe mbi shtetin dhe se Republika e Kosovës është nën protektoratin e KEDS – it dhe ZRRE –së?”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë