LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ përkrah Qalajn: Policët në uniformë jo në tempuj fetarë dhe jo në kafene  

KMDLNJ përkrah Qalajn: Policët në uniformë jo në tempuj fetarë dhe jo në kafene  

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë takuar sot drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit.

KMDLNj thekson se pas monitorimit shumëvjeçar vlerëson lartë punën e Policisë së Kosovës, duke e vlerësuar si institucion të besueshëm dhe korrekt.


“KMDLNj shprehu përkrahjen për vendimin që zyrtarët policorë gjatë orarit të punës të mos frekuentojnë tempujt fetarë të uniformuar, por këtë të drejtë ata mund ta realizojnë jashtë orarit të tyre të punës. Gjithashtu, ndalesa e qëndrimit të zyrtarëve policorë në kafenetë është veprim i duhur dhe ndikon që policët të jenë më të pranishëm në rrugë dhe vendet e tyre të punës për çka edhe janë të thirrur”, thuhet në njoftim.

Numri i vogël i zyrtarëve policorë dhe koncentrimi në qendër janë shqetësime për të dy palët.

Drejtori Qalaj pohoi se janë duke u angazhuar për ndryshime në këtë aspekt në kuadër të rregullores së punës dhe ligjit.

U bisedua edhe për çështjen e lypsarëve në rrugë, të cilën KMDLNj e konsideron si krim të organizuar që udhëhiqet nga një apo më shumë qendra dhe të cilët i keqpërdorin fëmijët për përfitime materiale.

Drejtori Qalaj pohoi se së shpejti do të ketë aksione të intensifikuara të veçanta sa i përket kësaj kategorie.

Gjithashtu, Policia e Kosovës është angazhuar në eliminimin e përdorimit të lëndëve narkotike në shkollat dhe lokalet e vendit, e që ishte edhe brengë e KMDLNj -së.

“Është vlerësim i përbashkët që Policia e Kosovës është e angazhuar jashtë mase shumë, në shumë sektorë, përfshirë mbrojtje dhe siguri në të gjitha institucionet e vendit, realizimin e aksioneve p.sh nga KEDS – i, ujësjellësi, ofrimin e sigurisë gjatë realizimit të aktiviteteve sportive, etj. Gjendja jo e mirë e Qendrës së Mbajtjes dhe kushtet jo të mira për stafin dhe personat që mbahen aty ishte problem i identifikuar nga KMDLNj dhe i cili kërkon zgjidhje”, thuhet në njoftim.

KMDLNj kërkoi që të rritet numri i policëve gjatë ndërrimit të natës sepse në këtë mënyrë rritet siguria e qytetarëve.

Ishte kërkesë e KMDLNj –së që të mirëmbahet baza e të dhënave në fushën e trafikut në mënyrë që qytetarët që i shlyejnë të mos detyrohen të paraqiten në Stacionin e Policisë për ta dëshmuar se e kanë paguar dënimin, por se kjo shlyerje duhet të bëhet në mënyrë automatike.

KMDLNj insiston që për Policinë të krijohen mundësitë për sigurim shëndetësor.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani dhe i njëjti të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori