LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj vizitoi të dyshuarit për plagosjen e Vllasit

KMDLNj vizitoi të dyshuarit për plagosjen e Vllasit

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen atentatin ndaj Azem Vllasit.

“M.J. pohoi se ai ishte arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në Prishtinë. Ai i pohoi KMDLNj-së se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje. Në Qendër të Mbajtjes ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.


M.J. i ka deklaruar KMDLNj se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit , të njëjtën e merr edhe në Qendrën për Mbajtjes.

Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm.

Edhe0 i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por as ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

Të intervistuarit kanë deklaruar se që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar. Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.

KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë.

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori