LAJMI I FUNDIT:

Klubi që po bën çudira në Championship – vitin e ardhshëm mund të luajë në Ligën Premier, por ka stadiumin më të çuditshëm në Angli

Klubi që po bën çudira në Championship – vitin e ardhshëm mund të luajë në Ligën Premier, por ka stadiumin më të çuditshëm në Angli

Sezoni i ëndrrave për klubin simpatik Luton Town ka vazhduar, duke qenë një nga klubet pretendente për të luajtur në Ligën Premier, ndërsa ata luajnë në një stadium që mund të quhet më i pazakonti në Angli.

Luton Town, janë në formë fantastike këtë sezon. Skuadra mezi e shmangu rënien në kategorinë e tretë të futbollit anglez sezonin e kaluar dhe këtë vit radha ishte e rezultateve mbi mesataren e tyre.


Skuadra aktualisht është në vendin e tretë. ‘Hatters’, siç njihen në Angli,  shpresojnë të arrijnë në vendin e dytë, i cili aktualisht mbahet nga Bournemouth dhe të shkojnë drejtpërdrejt në Ligën Premier, por edhe nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ata do të luftojnë përmes play-offit.

Në rast se arrijnë vendin e dytë, Luton do të luante në Ligën Premier për herë të parë prej se liga më e fortë në botë luhet në formatin aktual.

Kjo do të thotë gjithashtu se futbolli elitar anglez do të luhej në “Kenilworth Road”, një stadium me një kapacitet prej vetëm 10 mijë spektatorësh.

“Keliworth Road” është stadiumi me aksesin më të çuditshëm në Angli. Gjegjësisht, në stadium futesh përmes ndërtesave në Luton.

Po, po, në stadium hyhet përmes një ndërtese. Tifozët që shkojnë në “Kenilworth Road” hyjnë në një hyrje të banesës dhe më pas ngjiten shkallëve në pjesën ku sektori është menduar për vizitorët.

Stadiumi është i mbushur me shtëpi private përreth.

Sipas faqes zyrtare të Luton, tifozëve u garantohet një shikim emocionues dhe unik i ndeshjes pavarësisht rezultatit.

Stadiumi “Kenilworth Road” është një nga më të vjetrit në botë i ndërtuar në 1905. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore