LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve lanson fushatën ‘Made in Kosova’

Klubi i Prodhuesve lanson fushatën ‘Made in Kosova’

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, do të bëjë sonte për të dytin vit më radhë lansimin e fushatës “Made in Kosova” e cila ka për qëllim rritjen e konsumimit të prodhimeve vendore.

Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se prodhimet vendore kanë kualitet si dhe Kosova ka zhvillime pozitive në ekonomi, sport, kulturë dhe fusha të tjera.


“Qëllimi i fushatës ‘Made in Kosova është që të rritet konsumimi i prodhimeve vendore. Kjo fushatë është viti i dytë që organizohet dhe synon të tregojë se në Kosovë ka kualitet të prodhimeve, si dhe punohet dhe ka suksese në ekonomi, sport, kulturë dhe fusha të tjera. Po ashtu si klub, përmes kësaj fushate synojmë që të rrisim vetëdijen e qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, pasi që kanë kualitet dhe siguri”, tha Panxha për Telegrafin.

Ndryshe ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet sonte me fillim nga ora 19:00 në Hotel Emerald, salla Beethoven. /Telegrafi/