LAJMI I FUNDIT:

Klubi Letrar “De Rada” riboton librin e ndaluar më 1985

Klubi Letrar “De Rada” riboton librin e ndaluar më 1985

“Katërmbëdhjetë autorët” është antologji me poezi të autorëve ferizajas e botuar nga Klubi letrar “De Rada” në vitin 1985. Menjëherë pas botimit, ky libër, me vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt u dogj publikisht në oborrin e kësaj gjykate.

Vendimi u solli mjaft pasoja autorëve dhe udhëheqësve të klubit letrar dhe nga 1000 ekzemplarë sa ishin botuar gjithsejtë, shpëtuan vetëm disa sosh, si dëshmi në kohë.


Në nderim të librit, Kuvendit të Komunës së Ferizajt, më 11 korrik 2014, mori vendim që sheshi ku u dogj libri të marrë emrin Sheshi i fjalës së lirë.

Pas 35 vjetësh Klubi letrar “De Rada”, në pesëdhjetëvjetorin e themelimit të tij, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e riboton këtë antologji, duke ruajtur formën dhe përmbajtjen e botimit që atëbotë nuk arriti deri te lexuesit.

Libri do të jetë në shitje në Panairin e librit “Ferizaj 2020” që do të organizohet këto ditë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori