LAJMI I FUNDIT:

Klubet nga Shqipëria mësojnë kundërshtarët për raundet e dyta – “short ferri” për Tiranën

Klubet nga Shqipëria mësojnë kundërshtarët për raundet e dyta – “short ferri” për Tiranën

Klubet nga Superliga e Shqipërisë, të cilat do të marrin pjesë në garat evropiane kanë mësuar sot (e mërkurë) kundërshtarët e tyre nëse arrijnë në raundet e dyta të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Konferencës.

Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ku kampioni i Superiores, Partizani, nëse arrin të kalojë Bate Borisov, rivalët e tyre do të jenë kampionët e Qipros, Aris Limanssol.


Gjithashtu edhe Partizani nëse eliminohet në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, bie në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballej me fituesin e ndeshjes mes Atletic Club D’Escaldes-FK Buducnost Podgorica.

Përveç Partizanit, nga klubet e Superligës Shqiptare, kundërshtarët e mundshëm në raundet e dyta i mësuan edhe Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, të cilat marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

Kryeqytetasit e Tiranës ishin të pafat, duke u tërheq në një “short ferri”, pasi nëse kalojnë Dinamo Batum në raundin e parë, atëherë do të ndeshjen me gjigantin turk, Besiktasin.

Në anën tjetër, Egnatia, e cila do të ndeshet në raundin e parë me armenët e Ararat Armenia, në raundin e dytë nëse kalon, si kundërshtar do ta ketë Aris Thessaloniki.

Skuadra e fundit nga Shqipëria, Vllaznia, e cila do të ndeshet në raundin e parë me Linfieldin e Irlandës së Veriut, si kundërshtar në raundin e dytë do të ketë ekipin polak, MKS Pogon Szczecin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori