LAJMI I FUNDIT:

Klopp publikon listën e Liverpoolit për finalen ndaj Real Madridit, përfshihet edhe Emre Can

Klopp publikon listën e Liverpoolit për finalen ndaj Real Madridit, përfshihet edhe Emre Can
Jurgen Klopp (Getty Images)

Jurgen Klopp ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Real Madridi do të ndeshen mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në Olimpik Stadium të Kievit.


Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në mbrëmjen e së shtunës me fillim nga ora 20:45.

Megjithatë, skuadra e Liverpoolit pritet të niset sot (e enjte) në mbrëmje në drejtim të Kievit.

Trajneri gjerman i Redsave, Klopp, ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar, ku janë gjithsej 24 sosh.

Befasia më e madhe është përfshirja e mesfushorit Emre Can, i cili tash e disa muaj është jashtë fushave shkaku i lëndimit.

UEFA zbulon aksidentalisht fituesin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA zbulon aksidentalisht fituesin e Ligës së Kampionëve

Në listë ka edhe emra të futbollistëve të rinj që nuk pritet të përfshihen në listën finale prej 18 futbollistëve në ditën e ndeshjeve.

Gjithashtu nuk ka asnjë mungesë dhe shpresat më të mëdha janë tek treshja e sulmit, Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Futbollistët e ftuar:  Karius, Clyne, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Firmino, Salah, Henderson, Klavan, Moreno, Mane, Lallana, Mignolet, Can, Robertson, Ings, Solanke, Phillips, Jones, Ward, Woodburn, Camacho, Alexander-Arnold

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori