Klopp: Po, Napoli më kërkoi

“Presidenti Aurelio De Laurentiis më telefonoi gjatë verës, po. Ai e bëri këtë para se të kontaktojë Rafa Benitez, jo pas! Nëse ai do të më kishte kontaktuar më pas, do të kishte qenë veprim kokëtrashë”, ka qeshur Klopp.
“Ne do të përballemi me një skuadër që luan futboll të shkëlqyeshëm, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbetemi kompakt”.
“Të luajmë në San Paolo do të jetë një përvojë mistike për mua, pasi ishte stadiumi që ishte shtëpi e Diego Armando Maradonas”.
“Ne jemi paksa si Napoli, në atë se humbëm lojtarë të rëndësishëm gjatë verës, por e kemi ripërtërirë veten”, ka thënë më tej Klopp. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































