Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, ndërsa së fundmi kanë ndezur rrjetin me një video të re në TikTok.

Në postimin e publikuar nga Klodi në profilin e tij, ai shfaqet pranë Elijonës në një mini-video që ka tërhequr menjëherë interesin e ndjekësve.


Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte edhe muzika e përzgjedhur për klipin.

Foto: TikTok

Dyshja vendosi të përdorë këngën “Kriminal/Melaqe”, projektin e suksesshëm të Taynës në bashkëpunim me Mossinn, pjesë e albumit “Genesis”.

Me paraqitjen e tyre dhe atmosferën që përcolli videoja, Klodi dhe Elijona treguan edhe një herë afërsinë mes tyre, duke bërë që postimi të marrë reagime të shumta në rrjet.

Foto: TikTok

Në një nga intervistat e fundit, ish-banorja e Big Brother ka treguar se ka vetëm shoqëri të mirë me Klodi.

Ky i fundit nga ana tjetër pas përfundimit të BBVK 4 njoftoi se është ndarë nga e dashura e tij italiane. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com