Nga: Salajdini Salihi
Në një ditë pashkësh të vitit 1913, Leo Freundlich e përfundoi librin “Golgata shqiptare – aktakuzat kundër shfarosësve të popullit shqiptar”. Ky autor, sipas Vangjel Koçës, i drejton një apel botës së qytetëruar për t’u dhënë fund masakrave dhe për të mos zbrazur tokën shqiptare nga ushtritë e huaja.
Freundlich donte që ta trazonte ndërgjegjen e fjetur të Evropës për sa kohë në territorin e saj bëhej gjenocid kundër popullatës së pafajshme shqiptare.
“Një popull trim dhe me karakter të fortë po kryqëzohet përpara gjithë botës dhe Evropa e krishterë, Evropa e civilizuar hesht. Janë dhjetëra mijëra njerëz të pambrojtur që po masakrohen, gra që po përdhunohen, pleq e fëmijë që po mbyten, me qindra fshatra që po digjen dhe priftërinj që po theren. Dhe Evropa hesht!”
Dhuna serbe vazhdoi edhe në shekullin vijues. Dhe ishte evropiani tjetër që e shpërndante këtë apel. Gjermani Hans Peter Rrullman, në vitin 1992 e ribotoi këtë libër me shpenzimet e tij, duke e sjellë në kontekst të ri kohor e historik. Qëllimi ishte po ai: ta zgjonte vëmendjen e Evropës për tmerrin që përjetonte populli shqiptar.
“Jam i shqetësuar se gjenocidi i ri, ky ndaj myslimanëve të Bosnjës, do të pasojë me gjenocid të ri mbi shqiptarët dhe, më pas, mbi popujt tjerë të pafajshëm”.
Një mendim vizionar i Rrullmanit, i cili nuk mundi të qëndronte asnjanës kundrejt terrorit ndaj shqiptarëve, njërit prej kombeve më të vjetër të Evropës, siç shkruan ai.
Këtë libër e risjellin në gjuhën shqipe studiuesit dhe përkthyesit e njohur, Albert Gjoka dhe Frida Vokopola. Ata thonë se me përkthimin e librit “i kujtojnë viktimat e të gjitha kombeve në periudha të ndryshme të historisë botërore, të cilat ende nuk kanë gjetur drejtësi përpara historisë së njerëzimit dhe sidomos viktimat shqiptare të gjenocideve të kryera ndaj tyre në periudha të ndryshme të shekullit njëzet”.
Publicisti Nijazi Muhamedi shkruan në parathënien e librit se “përkthimi është integral dhe i përshkuar nga një saktësi në të përkthyer të tekstit dhe me një stil përkthimi shqipërisht, të afrueshëm pikëpërpikë me origjinalin”…
Freundlich nuk hamendësonte, as nuk propagandonte. Ai vetëm bazohej te faktet që arrinin nga terreni.
Fritz Magnussen, korrespondent i gazetës daneze “Riget”, i njohur për qëndrimin e tij miqësor ndaj serbëve, shkruante se midis Kumanovës dhe Shkupit ishin vrarë tre mijë shqiptarë, kurse në afërsi të Prishtinës pesë mijë të tjerë. Situata në Shkup ishte e tmerrshme. Nuk kishte ditë që nuk vriteshin njerëz të pafajshëm. Një epror serb mburrej se brenda një dite kishte vrarë nëntë shqiptarë.
“Qyteti i Shkupit dhe rrethinat e tij janë dëshmitë e krimeve çnjerëzore të kryera ndaj shqiptarëve”, shkruan ai, duke shtuar se kufomat dhe trupat e të plagosurve hidheshin në lumin Vardar.
“Në Tetovë u vranë në shtëpitë e tyre tetëdhjetë e pesë shqiptarë, pa bërë rezistencë me armë, siç u gjetën, dhe vendi u plaçkit. Përdhunimet e kryera ndaj grave dhe vajzave, madje edhe ndaj fëmijëve dymbëdhjetëvjeçare, nuk mund të përshkruhen me fjalë dhe mizoria e tyre arrinte kulmin kur duke u vënë pistoletat në kokë, ushtarët i detyronin baballarët dhe bashkëshortët që t’u bënin dritë dhe të ishin dëshmitarë, kur bandat kryenin në shtëpitë e tyre krimet ndaj vajzave e grave”.
Qyteti i Gostivarit i dha 200 lira turke një komandanti serb, por edhe aty u vranë gjashtë shqiptarë. Krimet e njëjta ndodhën në Dibër, Lumë dhe në qytetet tjera të Kosovës.
Të njëjtën pamje e sjell gazeta “The Daily Chronicle” e 12 nëntorit 1912, e cila informonte se serbët kishin masakruar mijëra shqiptarë në Shkup e Prizren, kurse fshatrat ishin djegur.
Serbët shpreheshin hapur se “myslimanët shqiptarë duhet të shfaroseshin dhe se ky ishte mjeti më i efektshëm për të vendosur paqen në vend”.
Gazeta “Reichspost” njoftonte se serbët kishin vrarë shumë shqiptarë të krishterë në Shkup, Gjakovë, Prizren, Janjevë etj.
Shembuj të këtillë ka shumë në këtë libër dhe kjo dëshmon se kudo ku shkeli ushtria serbe krijoi kasaphana dhe banja gjaku.
Ky libër, thotë Nijazi Muhamedi, botës shqiptare i vë edhe një borxh të ri moral: ta lexojë e ta mbrojë të vërtetën e paanshme dhe të argumentuar të përmbajtjes së tij mbi krimet gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve. /Burimi: Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?