LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Kadri Veseli kishte ardhur për të na bindur për Specialen, tha se ishte i akuzuar

Klinaku: Kadri Veseli kishte ardhur për të na bindur për Specialen, tha se ishte i akuzuar

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar se Kadri Veseli ka kërkuar nga OVL UÇK-ja që mos ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.

Klinaku thotë se Veseli u ka bërë presion që ta pranojnë themelimin e Gjykatës Speciale.


Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘duhet të themelohet kjo gjykatë, ani pse mund të jem edhe unë i akuzuar’.

“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardhur me na bo njëfarë lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ne kemi thënë se nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzuar jam edhe unë (Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë’”, tha Klinaku.

Faton Klinaku gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pos tij, dëshmitar është edhe avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku në t7.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drejtësi
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Politikë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Siguri
Kalo në kategori