LAJMI I FUNDIT:

Klea Prenga publikon fotografi të reja në Instagram, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj

Klea Prenga publikon fotografi të reja në Instagram, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj

Influencerja Klea Prenga para disa javësh ka qenë cak i një sulmi fizik që raportohet të jetë kryer nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Sulmi i kryer ndaj saj, mori vëmendje të madhe mediatike edhe pas publikimit të pamjeve që raportohet se dokumentonin pikërisht rastin.

Ajo kishte marrë plagë të mëdha e të thella në fytyrë, sipas fotografive që kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram.


Vetëm së fundmi, influencerja publikoi fotografi të tjera, me plagën e dukshme në fytyrën e saj. Klea u deshtë që ta qepte qarjen në faqe, siç shihet edhe në imazhet e fundit.

Foto: Klea Prenga / Instagram

Lajmin për sulmin fizik ndaj saj, kishte bërë bujë në medie dhe në rrjete sociale.

Klea, vetëm së fundmi sqaroi se nuk kishte ndërhyrë në marrëdhënien e dikujt tjetër, duke thënë se drejtësia do të vihet në vend për sulmin që iu është bërë.

Foto: Klea Prenga / Instagram

“Përpjekjet tuaja për të shpërndarë thashetheme nuk do t’ju shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin që keni kryer. Drejtësia do të vihet në vend dhe ju do të vuani dënimin tuaj për aktin e tmerrshëm që keni bërë ndaj meje”, shkroi Prenga në një postim së fundmi në ‘InstaStory’.

Foto: Klea Prenga / Instagram