LAJMI I FUNDIT:

Klea Huta flet për tremujorin e parë të shtatzënisë: Kam kaluar depresion shumë të thellë

Klea Huta flet për tremujorin e parë të shtatzënisë: Kam kaluar depresion shumë të thellë
Foto: Instagram

Ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Krid.

Përveç momenteve jashtëzakonisht të bukura që sjell lajmi për ardhjen e frytit të dashurisë në jetë, shpesh gratë përjetojnë depresion, në periudhën e shtatzënisë apo pas lindjes.


I njëjti rast ndodhi edhe me Klean. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, aktorja dhe moderatorja foli më shumë rreth mëmësisë dhe periudhës së shtatzënisë.

Foto: Instagram

“Në fakt, të jem e sinqertë tre muajt e parë të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Dy muajt e parë, pasi unë një muajsh e morra vesh se isha shtatzënë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qenie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha përballë kurrë më parë. Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite”.

Huta vazhdon tutje duke thënë: “Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errëta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukej sikur nuk jam gati, thosha çfarë bëra?”.

Foto: Instagram

Tutje, Klea inkurajoi të gjitha nënat të kërkojnë ndihmë, duke theksuar se kjo periudhë do të kaloj dhe çdo gjë kthehet në normalitet.

“Mendime që kur i mendoj sot edhe them për të gjitha nënat, që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve të mi. Po u them kërkoni ndihmë, patjetër mund të kërkoni ndihmën edhe të psikologut, nuk është fare turp. Në momentin që ti e ndjen që veten nuk po e ndihmon, patjetër që të tjerë rreth vetes mund të të ndihmojnë”.

“Deri në muajin e tretë kalon çdo gjë, do të kaloni periudhën më të bukur të jetës. Unë doja gjithë jetën të isha shtatzënë, aq shumë e kam shijuar atë periudhë”, përfundoi Klea. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori