Blerja e shtëpisë mund të jetë një detyrë e thjeshtë, por nëse jeni një “koleksionuisi makinash” dhe keni disa të tilla, kjo mund të jetë një dhimbje koke.

Pra, cila do të ishte shtëpia juaj e fundit e ëndrrave në një rast të tillë?

Cilado qoftë zgjedhja juaj, ndoshta nuk do të ishte “më e përshtatshme” se kjo shtëpi për shitje në Pensilvani, përcjell Telegrafi.

Por nëse mendoni se kjo pronë masive nuk vjen me një çmim të lirë, mirë, keni të drejtë.

Kjo pasi që ajo vlerësohet hiq më pak se 1,750,000 dollarë.

Sidoqoftë, për ata që kanë para, sigurisht që ia vlen.

Vetë shtëpia ndodhet brenda një prone prej 30 hektarësh që strehon shtigje për shëtitje, gjueti dhe kalërim.

Por ajo që do të zgjojë interesin e “meraklive të veturave” është garazhi i tij që mund të strehojë deri në 25 automjete.

Në këtë pronë, tri vetura të preferuara do të kenë “një shtëpi të veçantë brenda shtëpisë”. /Telegrafi/