LAJMI I FUNDIT:

Kjo letër i dërgohet Policisë së Kosovës, por mund ta lexoni edhe ju që nuk jeni policë

Kjo letër i dërgohet Policisë së Kosovës, por mund ta lexoni edhe ju që nuk jeni policë

E nderuara, por edhe e respektuara, Polici e Kosovës,

Arsyeja që po ju shkruaj është rrahja e disa grave, por edhe e disa burrave që ka ndodhur kohëve të fundit në territorin e Kosovës, në të cilin ju keni kompetenca të veprimit apo detyrim të ushtrimit të plotë të profesionit tuaj, siç përcaktohet me ligje dhe Kushtetutë.


Siç e dimë të gjithë ne, ju (së paku publikisht) ende nuk e keni kapur ndonjë të dyshuar për këto raste të rrahjeve (sidomos të grave) të cilat janë gra, motra, anëtare të familjeve apo bashkëqytetare tona.

Ju lutem mos e merrni këtë letër timen si mënyrë apo tentim nga ana ime për përzierje në punët tuaja. Unë nuk i di punët e policisë, por i di ato të gazetarisë të cilat në disa raste janë të ngjashme. P.sh. pyetjet: çka, kush, kur, ku dhe pse – që i bëjnë gazetarët, mund t’ju hyjnë në punë edhe juve.

Një ngjashmëri tjetër e punës së policëve me gazetarët është edhe hulumtimi. Ju mund të keni hulumtuar raste, rezultati i të cilave nuk është aprovuar nga eprorët tuaj. Më besoni që kjo gjë më ka ndodhur edhe mua në punën e gazetarit. Ka ndodhur shpesh që redaktorët dhe kryeredaktorët nuk i kanë botuar shkrimet e mija për shkak se i kanë konsideruar të rrezikshme apo politikisht të papërshtatshme.

Sidoqoftë, nëse rastësisht, po e përsëris rastësisht, ndodh që i kapni të dyshuarit për rastet e rrahjeve të grave në fjalë, pyetni të dyshuarit nëse janë të njëjtit ata që kanë kryer raste tjera të dhunës gjatë dy dekadave të fundit ku përfshihen rastet e vrasjeve, por edhe ai i plaçkitjes së dhomës së dëshmive në stacionin tuaj të policisë. Helbete. Nëse nuk janë të njëjtit, së paku mund të kenë njohuri për këto vepra penale ende të pa hulumtuara. Kriminelët janë sikur politikanët tanë: gjithçka dinë për njëri-tjetrin. Pyetni edhe zyrën e AKI-së pasi që edhe ata mund të dinë naj sen për këto punë. Mos hezitoni në pyetje. Kurrë nuk dihet ku qëndron përgjigjja. Nganjëherë përgjigjja shumë e rëndësishme vjen edhe nga pyetjet ma pa lidhje që mund t’i konsideroni. Po flas nga përvoja e jo nga mëria.

Mos harroni se kjo puna e rrahjeve të grave është më serioze se që mund të pandehni ju. Krimi është sikur gripi: i bie virusi vetëm njërit në shtëpi e pastaj e kaplon krejt familjen, mëhallën e qytetin. Unë nuk e kam dertin se një ditë mund ta rrahin edhe gruan time, por më shumë brengosem se ky veprim mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe rrahjen e grave tuaja. Dhe, nëse kjo ndodhë, ju nuk do të keni më guxim të shkoni në shtëpitë tuaja pasi që gratë janë police edhe të policëve dhe do të kërkojnë llogari nga ju. Dhe, kur rrihen policët e policëve, merr fund jo vetëm siguria, por gjithçka tjetër.

Pashë Zotin që nuk ma zini për t’madhe punën e kësaj letre se nuk e kam për t’keq.

T’fala kumanirit.

Në trend

Më shumë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Premier League
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Boks
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh

Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh

Siguri
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë

Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori