LAJMI I FUNDIT:

Bota tanimë supozohet se ka tetë miliardë njerëz – kjo foshnjë thuhet të jetë banori më i ri

Bota tanimë supozohet se ka tetë miliardë njerëz – kjo foshnjë thuhet të jetë banori më i ri

Një foshnjë e lindur diku të martën do të jetë personi i tetë miliardë në botë, sipas një projeksioni nga Kombet e Bashkuara.

“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, ka thënë në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.


Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, foshnja Vinice Mabansag, e cila lindi në Spitalin Memorial Dr. Jose Fabella në Tondo, Manila më 15 nëntor, u zgjodh për të shënuar personin e tetë miliardë në botë.

Përfaqësues nga Komisioni për Popullsinë dhe Zhvillimin ishin aty për të mirëpritur lindjen e Vinice, e cila u lindi nga nëna e saj në orën 1:29 të mëngjesit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Sapo pamë foshnjën e tetë miliardë në botë në Filipine. Kështu që ne pritëm rreth dy orë duke filluar nga ora 23:00 mbrëmë dhe foshnja u lind rreth orës 1:29 të mëngjesit, lindje normale”, ka thënë Dr. Romeo Bituin, shefi i stafit mjekësor profesional të spitalit, sipas një raporti nga GMA News.

Lindja e Vinice vjen pasi Kombet e Bashkuara parashikojnë se popullsia globale do të arrijë tetë miliardë të martën, ditën që ajo lindi.

“Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienës personale dhe mjekësisë. Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, shkruan OKB.

OKB-ja tha se ndërsa popullsisë së botës iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen deri në vitin 2037 ose 15 vjet që ajo të arrijë në 9 miliardë – “një shenjë se norma e përgjithshme e rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet”.

Spitali Memorial Dr. Jose Fabella, i drejtuar nga qeveria, është caktuar si materniteti kombëtar i vendit dhe njihet si materniteti më i ngarkuar në botë, me 60 deri në 80 foshnja të lindura çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori