LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e ‘spiunëve’ kosovarë (Foto)

Kjo është pasuria e ‘spiunëve’ kosovarë (Foto)

Në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, kanë publikuar pasurinë vetëm dy zyrtarë të saj.

Janë zëvendësdrejtori Latif Merovci dhe Shkëlzen Sopjani, inspektor, dy zyrtarët e AKI-së të cilët kanë publikuar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ndërkaq drejtori Agron Selimaj i është shmangur, ndonëse me ligj është i obliguar, shkruan lajmi.net


I pari ka në pronësi një banesë në vlerë prej 63 mijë eurosh, prejardhja e të cilave sipas deklaruesit janë nga kredia, kursimet dhe prindërit. Këta të fundit, kanë në pronësi dy parcela toke, njëra 78 dhe tjetra 168 ari sipërfaqe dhe vlera e secilës prej tyre kap shumën prej 1 mijë euro arin.

Merovci zotëron një veturë në vlerë prej 7 mijë eurosh, ndërkaq bashkëshortja e tij ka 775 euro, para të gatshme në bankë. Zëvendësdrejtori i AKI-së ka marrë dy herë kredi në një nga bankat komerciale në Kosovë, njëherë 50 mijë euro dhe herën e dytë 4 mijë.

Latif-Merovci-pasuria

Ndërkaq, Inspektori Sopjani është në marrëdhënie pune përveç në AKI, edhe në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Ai ka publikuar një shtëpi banimi në pronësi të tij, e cila ka vlerë 110 mijë euro, të cilën thotë se e ka përmes të ardhurave.

Prindërit e tij zotërojnë pesë parcela toke, 45, 28, 5 dhe 350 ari. Vlera e tyre e përgjithshme kap shumën prej 120 mijë euro.

Vetura e Sopjanit e blerë sipas tij nga kredia dhe kursimet, ka vlerë 6500 euro. Ai ka para të gatshme në bankë 1667 euro, ndërkaq bashkëshortja e tij, 7600 euro. Sopjani ka publikuar edhe një kredi për nevoja personale në shumën prej 20 mijë eurosh.

Paga e tij vjetore në AKI është 15,128 euro, ndërkaq nuk e ka cekur pagën në UBT.

Shkelzen-Sopjani-768x1016

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori