LAJMI I FUNDIT:

‘Kjo është një gënjeshtër, është e gjitha vetëm një shfaqje’: Një zë ‘misterioz’ erdhi drejt Putinit ndërsa presidenti rus vizitoi Mariupolin

‘Kjo është një gënjeshtër, është e gjitha vetëm një shfaqje’: Një zë ‘misterioz’ erdhi drejt Putinit ndërsa presidenti rus vizitoi Mariupolin

Vladimir Putin u gjend në një situatë jo të këndshme për të kur u përball me një banore të Mariupolit gjatë vizitës së tij në qytetin e shkatërruar të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamjet televizive që supozohet se tregojnë presidentin rus takohet me ukrainasit gjoja mirënjohës, zëri i një gruaje mund të dëgjohet duke bërtitur: “Është të gjitha gënjeshtra, të gjitha janë vetëm për shfaqje”.


Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'
Lexo po ashtu Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'

Zhurma, e cila dukej se kishte ardhur nga një ndërtesë aty pranë, bën që ekipi i sigurisë së Putinit të fillojë të shikojë furishëm përreth duke u përpjekur të identifikojë se prej nga po vinte zëri.

Vizitat zyrtare të presidentit rus menaxhohen pothuajse gjithmonë me kujdes në skenë, dhe kjo ishte sigurisht e tillë gjatë udhëtimit të tij në Mariupol, një qytet që u rrafshua me tokë nga forcat ruse gjatë një rrethimi prej muajsh.

Truprojat e Putinit, me pajisje komunikuese, rrinin pezull rreth tij gjatë gjithë kohës gjatë vizitës, duke i pëshpëritur herë pas here në vesh duke e udhëzuar.

Ish-oficeri i inteligjencës britanike shpjegon “tri mesazhet” që Putini dëshiron të dërgojë me vizitën në Mariupol
Lexo po ashtu Ish-oficeri i inteligjencës britanike shpjegon “tri mesazhet” që Putini dëshiron të dërgojë me vizitën në Mariupol

Udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.

Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus. /Telegrafi/