LAJMI I FUNDIT:

Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë në rast se vuani nga tiroidja: Tri këshilla që duhet të ndiqni çdo ditë

Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë në rast se vuani nga tiroidja: Tri këshilla që duhet të ndiqni çdo ditë

Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organet

Në rastet kur nivelet e hormonit të tiroides janë shumë të ulëta (hipotiroidizmi), gjithçka fillon të ngadalësohet dhe kjo mund të jetë arsyeja përse mund të ndiheni më të lodhur, më të stresuar, harroni shpejtë, keni më shumë ftohtë, vuani shpesh nga kapsllëku, si dhe shtoni peshë në mënyrë të pakontrolluar.


Në fazat e hershme kjo patologji nuk shoqërohet me simptoma të dukshme, por në rast se nuk trajtohet me kalimin e kohës hipotiroidizmi mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore të tilla si obezitet, dhimbje kyçesh, infertilitet dhe sëmundje zemre etj.

Duke qenë se hipotiroidizmi prek më së shumti gratë, këto të fundit e vuajnë shtimin e peshës, ja ç’duhet të bëni në rast se doni të shpëtoni kilogramët e tepërt.

1. Ndiqni një dietë të moderuar

Nëse keni hipotiroidizëm, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të moderuar. Eliminoni nga të ngrënit e përditshëm ushqimet e mëposhtme: avokado, selino, rrepa, brokoli, lulelakër, kikirikë, fiq, nënproduktet e sojës, misër dhe pjepër.

Të gjitha këto produkte kanë në përmbajtjen e tyre goitrogjen, një lloj enzime që pengon përthithjen e jodit dhe ndikon në funksionin e gjëndrës tiroide.

2. Gatuani me vaj kokosi

Një tjetër mënyrë e thjeshtë për të humbur peshë është përdorimi i rregullt i vajit ekstra të virgjër të kokosit. Acidet mesatare yndyrore të shëndetshme në vajin e kokosit ekstra të virgjër stimulojnë prodhimin e hormoneve të tiroides duke mbajtur normal funksionimin e gjëndrës.

Shënim: Mos konsumoni më shumë se 3 lugë vaj të kokosit në ditë.

3. Konsumoni arra ndërmjet vakteve

Vaktet e vogla dhe të shpeshtë janë një domosdoshmëri nëse keni një tiroide joaktive për t’i dhënë një nxitje dhe mbështetje metabolizmit tuaj dhe përpjekjes për të humbur peshë. Arra janë një zgjedhje të shëndetshme, për shkak të pranisë së selenit në to, një mineral i rëndësishëm për funksionimin e duhur të tiroides.

Së bashku me arrat edhe bajamet, farat e kungullit dhe vezët janë shumë të mira për t’i konsumuar mes vakteve pasi përmbajnë selen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Shëndetësi
Kalo në kategori