LAJMI I FUNDIT:

“Kjo është Kosova sot” me Rita Orën, Dua Lipën, Ramë Lahajn e Era Istrefin – përfaqësuesit më të mirë të artit në botë

“Kjo është Kosova sot” me Rita Orën, Dua Lipën, Ramë Lahajn e Era Istrefin – përfaqësuesit më të mirë të artit në botë
Foto: Getty Images/Guliver

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë të enjten në rrjetet sociale një video promovuese për Kosovën.

Videoja në fjalë pasqyron potencialin e vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore.


Si rrjedhojë, videos nuk mund t’i mungojnë edhe emrat e njohur shqiptarë nga kultura dhe sporti, të cilët kanë arritur majat në arenën ndërkombëtare.

Video promovuese për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Video promovuese për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale

Të tillë janë artistët Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e Era Istrefi që gjithashtu janë pjesë e insertit.

Rita Ora pak javë më parë publikoi albumin e dytë në karrierën e saj “Phoenix”, vitin 2018 e nisi me një koncert gjigant në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Rita Ora (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Dua Lipa pati gjithashtu shumë suksese këtë vit, duke potencuar aktin se u shpërblye me mbi tetë çmime në evente botërore, gjersa ishte prezente edhe në Kosovë, më 10 gusht duke performuar në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Vit jashtëzakonisht i suksesshëm ky ishte edhe për Era Istrefin, e cila i ka bërë krenarë shqiptarët këtë vit duke performuar në finalen e Kampionatit Botëror, të mbajtur më 15 korrik, si interpretuesja e këngës përcjellëse “Live it up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith në finalen e Kampionatit Botëror, Rusi 2018 (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Edhe tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka numëruar suksese të shumta këtë vit. Ai dha premierën e tij në skenën e Operës Kombëtare të Parisit, gjersa ditë më parë perfomroi në koncertin recital me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut – koncert i mbajtur në Teatrin “Argentina”, në Romë.

Tenori Ramë Lahaj (Foto: Ramë Lahaj/Instagram)

Pjesë e videos promovuese janë gjithashtu edhe emra tjerë të njohur si: Xherdan Shaqiri, Akil Gjakova, Majlinda Kelmendi e shumë të tjerë.

Kjo dëshmon edhen njëherë se Kosova është burim talentesh, dhe se emrat që përfaqësojnë denjësisht identitetin e saj jashtë vendit, janë promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori