LAJMI I FUNDIT:

Kjo është klauzola e largimit të Vardyt

Kjo është klauzola e largimit të Vardyt

Golashënuesi më i mirë i Ligës Premier ka tërhequr interesimin e shumë klubeve angleze pas një sezoni mbresëlënës dhe për ta mbajtur në radhët e veta duhet të shpenzojnë një shumë të madhe parash.

Por, klubet të cilat kërkojnë shërbimet e Jamie Vardys do të duhet të paguajnë 30 milionë funte për sulmuesin e Leicester Cityt pasi këta të fundit e kanë përcaktuar këtë shumë si klauzolë për largimin e reprezentuesit anglez.


Sulmuesi 29-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje të re tre vjet e gjysmë me ‘Dhelprat’, e cila do ta mbajë lojtarin në Leicester deri në qershor të vitit 2019.

Aktualisht Leicester ka 60 pikë në renditjen tabelore të ligës elitare angleze, përkatësisht pesë më tepër se vendi i dytë, Tottenham Hotspurs, ndërsa Vardy deri më tani ka realizuar 19 gola. /Telegrafi/