LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arma e fshehtë e Erdoganit ndaj BE-së

Kjo është arma e fshehtë e Erdoganit ndaj BE-së

Rritet tensioni në Greqi, përballë rrezikut që Ankaraja mund të prishë paktin në lidhje me migrantët dhe të lejojë qindra-mijëra njerëz të zbarkojnë në Greqi

Mund të jenë emigrantët arma e fundit në duart e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sulltani mendon me kujdes, në fakt, qëndrimin që duhet të mbajë në lidhje me qindra mijëra refugjatë mirëpritur në territorin e Gjysmëhënës.


Autoritetet greke raportojnë mbërritjen e më shumë se shtatëqind migrantëve në ishullin e Lezbosit në Egje, ditën e grushtit të dështuar të shtetit në Anadoll.

Siç është raportuar nga gazeta greke ‘To Vima’, rojet bregdetare greke arrestuan në ditët e fundit, dy kontrabandistë të kapur duke u përpjekur për të zbarkuar njëzet e shtatë emigrantë në ishujt Kos dhe Samos, transmeton bota.al.

Në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE, për frenimin e migrimit klandestin, në të gjithë Greqinë ndodhen aktualisht mbi 57 mijë imigrantë, nga të cilët 3357 në Lezbos, 2474 në Kio dhe 1065 në Samo. Megjithatë, shumica e tyre – mbi 23 mijë – gjenden në kampe të ndryshme refugjatësh në veri të vendit.

Ndërsa në Turqi ka më shumë se një milion e tetëqind mijë emigrantë, të vendosur në kampet në lindje të vendit, ku kushtet e jetesës janë shumë të pasigurta. Erdogani nuk humbet asnjë mundësi për të kujtuar Evropën se si “askush nuk mund t’i japë Turqisë mësime mikpritjeje”.

Nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, për akuzat mbi paligjshmëri dhe përhapje të torturës, në represionin që pasoi grushtin e shtetit të 15 korrikut, presidenti i Turqisë e di se karta kryesore që mund të luajë në negociatat me Brukselin është pikërisht ajo e emigrantëve. Pavarësisht se zyrtarët e Evropës dënojnë me fjalë qëndrimin e turqve kundër disidentëve, në shkallët e sipërme të Komisionit Evropian, të gjithë e di se, në qoftë se Erdogani do të donte, Greqia do të kthehej në shumë pak kohë, në tokën e mbërritjes së qindra-mijëra migrantëve.

Këtë gjë e di mirë edhe Ankaraja, ku kanë ndërmend të bëjnë presion, deri sa ta shfrytëzojnë deri në fund këtë avantazh. Për momentin Erdogani nuk ka lajmëruar dhe as duket se ka qëllim të ndryshojë linjë, në një afat të shkurtër, por situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Dhe këtë e dinë të gjithë.

Në trend Botë

Më shumë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori