LAJMI I FUNDIT:

Kitaristi Richie Sambora tregon arsyen e largimit nga Bon Jovi

Kitaristi Richie Sambora tregon arsyen e largimit nga Bon Jovi
Richie Sambora dhe vajza e tij (Foto: People)

Richie Sambora ka folur më në detaje për vendimin e vështirë që mori për të lënë bendin amerikan, “Bon Jovi”, në vitin 2013.

Kitaristi 61 vjeçar pranoi se ishte për shkak se vajza e tij tani 23 vjeçare, Ava, kishte nevojë për të dhe ai nuk ‘pendohet’ për vendosjen e familjes në radhë të parë.

Sambora u bashkua me bendin kur u formua në vitin 1983.


Yjet e bendit “Bon Jovi” (Foto: Ultimate Classic Rock)

“Nuk ishte një vendim popullor në asnjë mënyrë, padyshim, por në të vërtetë nuk kishte pothuajse asnjë zgjidhje. Unë kisha shumë punë për të bërë rreth jetës time personale”, ka thënë Sambora për revistën People.

“Ne kemi kaluar shumë kohë së bashku. Por e kuptova, Ana kishte nevojë që unë të isha pranë në atë moment. Familja vjen në radhë të parë dhe kjo ishte ajo që ndodhi”.

Richie, i cili ndan Ava me ish-bashkëshorten aktoren Heather Locklear, 59 vjeçare, tha se për shkak të angazhimeve në grup duhej të kthehej në shtëpi në Los Angeles për vetëm disa ditë.

Richie Sambora dhe vajza e tij (Foto: People)

Rokeri tani ka një lidhje shumë të mirë me vajzën, pasi viteve të fundit kanë kaluar një kohë të madhe së bashku.

Sambora po ashtu tregoi se është shumë krenar për Avan. “Ajo është një vajzë e mahnitshme me një të ardhme të ndritshme. Ajo është e përkushtuar që të jetë një vajzë e mirë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Ish-burri i Jeniffer Aniston, Justin Theroux martohet fshehurazi me të dashurën 30-vjeçare në një ceremoni intime në Meksikë

Ish-burri i Jeniffer Aniston, Justin Theroux martohet fshehurazi me të dashurën 30-vjeçare në një ceremoni intime në Meksikë

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Magazina
Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Magazina
Kalo në kategori